U përball me situatën e pazakontë, pretendentët për Kategorinë e Parë konfirmojnë trajnerin dhe nisin përgatitjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2026 | 16:34

U përball me situatën e pazakontë, pretendentët për Kategorinë e Parë konfirmojnë trajnerin dhe nisin përgatitjet

 Butrinti rikthehet sot me përgatitjet për sezonin e ri në Kategorinë e Dytë. Klubi konfirmoi së fundmi se trajneri Artan Meçani do të mbetet në krye të skuadrës.

Screenshot 2026-07-23 163022

“Sot, në orën 17:30, KS Butrinti Sarandë nis zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri, nën drejtimin e trajnerit Artan Meçani.

Në ditët në vijim do t’ju njohim me afrimet e reja që do t’i bashkohen skuadrës. I urojmë ekipit tonë një sezon plot suksese, fitore dhe objektiva të arritura”, shkruan Butrinti.

Kujtojmë se në edicionin e kaluar u përball me një situatë të pazakontë. Fillimisht Butrinti njoftoi se do të ngjitej automatikisht në Kategorinë e Parë, duke qenë se Bylis dhe Bylis B nuk mund të luanin bashkë. Më pas ishte Komiteti Ekzekutiv në FSHF, që vendosi për një finale me Kukësin që kishte rënë në Kategorinë e Dytë.

PANORAMASPORT.AL