Dinamo me ndryshime, Ilir Daja vendos për formacionin zyrtar në Slloveni. Mësoni rreshtimet
Dinamo do të luajë sot prej orës 20:00 në transfertën e Aluminij. Sfida vlen për turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Malomo, Koma dhe Brajt Xhejms mungojnë, pasi ambasada sllovene nuk i pajisi me vizë siç mëson “Panorama Sport”. Ndaj edhe ndryshimet nuk mungojnë nga sfida e fundit me Astanën. Bie në sy se Ruçi merr vendin e Malomos te të besuarit e Ilir Dajës, duke e bërë formacion plotësisht me shqiptarë.
Rreshtimi mbetet i njëjtë. Dinamo do e nisë me formacionin 3-5-2, njësoj si edhe Aluminij.
Dinamo është favorite për të kaluar më tej. Aluminij e mbylli sezonin e fundit në vendin e shtatë nga dhjetë ekipe, ndërsa siguroi Europën duke fituar Kupën e Sllovenisë.
FORMACIONET ZYRTARE
Aluminij – Dinamo


PANORAMASPORT.AL













