Klubi polak zyrtarizon vendimin, Juljan Shehu vlerësohet në prag të sezonit të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2026 | 18:09

Klubi polak zyrtarizon vendimin, Juljan Shehu vlerësohet në prag të sezonit të ri

Juljan Shehu është konfirmuar sot si kapiteni i ri i Uidzeu Lodz. 27-vjeçarit i është besuar shiriti, të cilin e mbajti edhe për disa ndeshje në sezonin e kaluar.

Screenshot 2026-07-23 180438

Shehu është kthyer në veteran te klubi polak ku u transferua në verën e vitit 2022. Një dëmtim i rëndë e mbajti në fillim për disa muaj jashtë fushës së blertë, ndërsa më pas u kthye në lider për mesfushën.

Lojtari i Kombëtares regjistron 103 paraqitje deri tani me Uidzeu Lodz. Gjatë kësaj kohe ka shënuar nëntë gola dhe asistuar tetë të tjerë.

Shehu është nën kontratë edhe për dy vite. Sa i përket sezonit të ri, më 26 korrik nis kampionati në Poloni për Uidzeu Lodz. Përballja e javës së parë është rezervuar ndaj Motor Lublin.

PANORAMASPORT.AL