VIDEO/ E papritur! Mbyllet pjesa e parë, ekipi i Brdariç surprizon skocezët pasi eliminoi Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2026 | 17:20

VIDEO/ E papritur! Mbyllet pjesa e parë, ekipi i Brdariç surprizon skocezët pasi eliminoi Vllazninë

Malisheva e ka mbyllur në avantazh 1 me 0 pjesën e parë ndaj Hibernian. Ekipi i Thomas Brdariç ka surprizuar skocezët në 45 minutat e para të luajtura në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Screenshot 2026-07-23 172009

Ishte minuta e 21-të, kur Kreshnik Uka dërgoi topin në rrjetë. Ky i fundit u asistua nga Arlind Veliu.

Malisheva eliminoi pikërisht Vllazninë në turin e parë të Ligës së Konferencës. Pas humbjes 2 me 1 në stadiumin “Loro Boriçi”, erdhi fitorja e thellë me rezultatin 5-0.

Goli i Ukës ndaj Hibernian: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL