Bratu i beson akademisë, 7 të grumbulluar në fazë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2026 | 20:38

Bratu i beson akademisë, 7 të grumbulluar në fazë

Partizani vijon të investojë te brezat e rinj dhe të mbështesë filozofi në e promovimit të talenteve të dala nga akademia e klubit. Gjatë fazës përgatitore që skuadra e parë po zhvillon në Pogradec, shtatë futbollistë të ekipeve të moshave janë bashkuar me grupin e drejtuar nga stafi teknik, duke marrë mundësinë për t’u stërvitur me ekipin e parë.

Partizani

Bëhet fjalë për lojtarë që kanë spikatur në strukturat e Akademisë së Partizanit dhe që tashmë do të kenë mundësinë të testohen në një nivel më të lartë, duke u përballur me kërkesat e futbollit profesionist. Përfshirja e këtyre lojtarëve në përgatitjet e ekipit të parë përbën një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e tyre.

Stërvitjet nën drejtimin e stafi t teknik të skuadrës së parë i japin atyre mundësinë të përshtaten me ritmin, intensitetin dhe kërkesat që kërkon niveli profesionist. Për klubin, promovimi i elementëve të rinj është pjesë e një strategjie afatgjatë për krijimin e një baze të fortë me futbollistë të formuar në ambientin e kuq.

Partizani ka synuar vazhdimisht që Akademia të jetë një burim i rëndësishëm për ekipin e parë. Afrimi i lojtarëve të rinj në përgatitjet e skuadrës profesioniste është një tregues i besimit që klubi u jep futbollistëve të formuar në strukturat e veta. Për shtatë talentet e rinj, kjo periudhë në Pogradec është një mundësi për të treguar vlerat e tyre dhe për të fi tuar eksperiencë pranë futbollistëve me më shumë përvojë.

Stafi teknik do të ketë mundësinë të vlerësojë nga afër potencialin e tyre, ndërsa lojtarët do të kërkojnë të shfrytëzojnë maksimalisht këtë shans për të bërë hapin e radhës në karrierën e tyre. Kalimi nga Akademia te ekipi i parë është një nga sfi dat më të rëndësishme për çdo futbollist të ri. Përkushtimi në stërvitje, puna e vazhdueshme dhe përshtatja me kërkesat e futbollit profesionist janë faktorët që përcaktojnë rrugëtimin e tyre të mëtejshëm.

PANORAMASPORT.AL