Postuar: Korrik 23, 2026 | 21:06
ZYRTARE/ Ishte në provë te Tirana, sulmuesi që spikati sezonin e shkuar firmos me pretendentët e Kategorisë së Parë
Olamide Gabriel Ogungbire është përforcimi më i ri në merkato i Besëlidhjas së Lezhës. Sulmuesi i cili sezonin e kaluar spikati me golat e tij me fanellën e Shirokës në Grupin A të Kategorisë së Dytë, ka nisur një aventurë të re, duke firmosur me skuadrën pretendete për t’u ngjitur në elitë edicionin e ardhshëm.

Vlen të theksohet fakt se Olamide së fundmi ishte në provë te kryeqytetasit e Tiranës, teksa nuk mundi të bindte drejtuesit për t’i ofruar një kontratë, teksa tashmë do të kërkojë të lerë gjurmë në Kategorinë e Parë me fanellën e Besëlidhjas.
PANORAMASPORT.AL













