Postuar: Korrik 23, 2026 | 22:04
ZYRTARE/ Lirim Kastrati surprizon me të ardhmen, 27-vjeçari prezantohet te kampionët e…
Mbrojtësi shqiptari i Kosovës, Lirim Kastrati, ka nisur një aventurë të re në karrierë, pasi është prezantuar zyrtarisht te skuadra e Kauno Zalgiris.

27-vjeçari transferohet te kampioni në fuqi i Lituanisë nga klubi hungarez Diosgyori VTK, ndërsa në skuadrën e re do të mbajë fanellën me numrin 62.
Kauno Zalgiris u bë i njohur për tifozët kosovarë këtë verë, pasi eliminoi Dritën në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Kastrati sjell me vete përvojë të konsiderueshme ndërkombëtare, ndërsa me përfaqësuesen Kosovës ka regjistruar 15 paraqitje që nga debutimi i tij në vitin 2017.
PANORAMASPORT.AL













