VIDEO/ Barazim dinjitoz i Dinamos në transfertën sllovene, shtylla i “djeg” eurogolin Qardakut
Dinamo e Ilir Dajës barazoi me shifrat 1 me 1 në transfertë ndaj sllovenëve të Aluminijt. Skuadra shqiptare kaloi e para në avantazh në minutën e 15-të me anë të Hekuran Berishës. Blutë kishin edhe disa shanse të arta për të dyfishuar shifrat, por ishin të pafat, teksa shtylla i mohoi supergolin nga goditja e dënimit Qardakut.

Në minutën e 83-të, vendasit përfituan nga një përshtjellim në mbrojtjen dinamovite, duke vendosur baraspeshën me Vrbanec dhe duke lënë gjithçka të hapur për në sfidën e kthimit që do të luhet pas një jave në “Elbasan Arena”.

REZULTATI LIVE
ALUMINIJ 1-1 DINAMO
83′ Vrbanec/ 15′ Berisha
NGJARJET KRYESORE
Mbyllet sfida!
90+4′ Sfida mbyllet me një rast të artë të Manellarit, me mesfushorin pogradecar që nuk koordinohet siç duhet brenda zonës. (VIDEO)
90′ Akordohen 4 minuta shtesë.
83′ GOL ALUMINIJ 1-1/ Përgjumje në mbrojtjen e Dinamos, portieri Teqja gabon një pasë për Alijin, duke iu dhuruan golin e barazimit sllovenëve. (VIDEO)
82′ Provon Qefalija nga distanca, tentativa e tij shkon mbi kuadrat.
81′ Zëvendësim i parë te Dinamo, largohet Flamur Ruçi, në vendin e tij Fadairo.
71′ Bloudek merr vendin e Tejlor te Dinamo.
70′ Përndreca provon nga jashtë zone. Topi përfundon jashtë.
70′ Qardaku i afrohet golit te Dinamo. Sulmuesi provoi direkt nga goditja e dënimit, ndërsa topi gjeti shtyllën. (VIDEO)
63′ Sorensen ndëshkohet me karton të verdhë tek Aluminij.
61′ Aktivizohet Petrishko dhe largohet Osuji te Aluminij.
56′ Dëmohet Ismaili. Ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor. Më pas vijon normalisht.
56′ Pretendime për penallti te Dinamo. Gjyqtari islandez vijon lojën. (VIDEO)
55′ Ndeshja rinis pas 24 minutave ndërprerje.
21:40- Rinis ndeshja
21:16- Ndeshja e ndërprerë.
54′ E papritur. Ndërpritet ndeshja për shkak të reshjeve të shiut. (VIDEO)
52′ Goditje nga distanca e Aluminij. Topi përfundon jashtë.
52′ Koderman ndëshkohet me karton të verdhë te Aluminij.
51′ Aksion i mirë nga ana e Dinamos. Mungon finalizimi.
46′ Nis pjesa e dytë. Sorensen merr vendin e Simuniç tek Aluminij.
45+3′ Mbyllet pjesa e parë, Aluminij 0-1 Dinamo.

45+2′ Portieri Teqja largon topin e harkuar nga këndorja. (VIDEO)
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
40′ Dinamo pozicionohet mirë. Mungojnë rastet e tjera nga të dyja skuadrat.
31′ Simuniç ndëshkohet me karton të verdhë te Aluminij pas ndërhyrjes ndaj Përndrecës.
21′ Qardaku provon direkt portën nga goditja e dënimit. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
15′ GOOOL! Aluminij 0-1 Dinamo/ Hekuran Berisha përfiton nga gabimi në prapavijën e sllovenëve, për të dërguar topin në rrjetë. (VIDEO)
12′ Shfaqet Aluminij. Goditja e sllovenëve përfundon jashtë. (VIDEO)
10′ Lorenco Vila provon me goditjen e parë. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
8′ Minutat e para i shikojnë skuadrat të tregohen të kujdesshme.
1′ Nis ndeshja në Slloveni.
FORMACIONET ZYRTARE
Aluminij – Dinamo


PANORAMASPORT.AL













