Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikohen vranësira dhe reshje me intensitet të ulët në disa zona! Ja si do të jenë temperaturat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2026 | 8:54

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikohen vranësira dhe reshje me intensitet të ulët në disa zona! Ja si do të jenë temperaturat

Vendi ynë, ditën e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

moti-433x300

Moti parashikohet me alternime vranësirash, më të theksuara në mesditë dhe pasdite.

Reshjet e shiut priten me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në pothuajse të gjithë vendin, ndërsa hera-herës nuk do të mungojnë edhe shtrëngatat afatshkurtra me shkarkesa elektrike e breshër, kryesisht veri e lindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi 9m/s, ndërsa në male, lugina dhe bregdet kryesisht jugperëndim era pritet të fitojë shpejtësi deri 18m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Qytetet        Temperaturat      

Shkodër      21/31

Kukës         16/26

Lezhë         23/31

Dibër         15/26

Durrës        21/31

Tiranë         23/32

Elbasan       16/32

Berat           20/32

Vlorë           22/30

Korçë          17/27

Gjirokastër  19/31

Sarandë       24/30

PANORAMASPORT.AL