PRAPASKENAT/ Elbasani e tentoi deri në sekondën e fundit, transferim i bujshëm për Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2026 | 0:14

PRAPASKENAT/ Elbasani e tentoi deri në sekondën e fundit, transferim i bujshëm për Partizanin

Altin Aliu do të jetë afrimi i parë “big” i Partizanit në këtë merkato vere. Firma e sulmuesit do të vijë sot pas vizitave mjekësore, ndërsa “Panorama Sport” ka mësuar prapaskenat.

IMG_0326

Gazeta raporton se Elbasani e tentoi transferimin e Aliut deri në sekondën e fundit. Madje duke ofruar pagë më të lartë, ndërsa ish-sulmuesi i Malishevës u tregua i vendosur për firmën me kryeqytetasit.

26-vjeçari vlerësohet 500 mijë euro në tregun e “transfermarkt”. Eksperienca e fundit ndërkohë ishte me nënkampionët e Malishevës. Aliu preferon krahun e majtë të sulmit. I gjatë është 1.78 metër, teksa te Partizani zëvendëson Vusal Isgandarlin i cili ndërkohë shkoi te Malisheva.

Aliu e ka eksperiencën e parë jashtë Kosovës ku nga viti 2023 luante për Malishevën. Në edicionin e kaluar shënoi tetë gola dhe asistoi tre të tjerë në më pak se 2000 minuta për të gjitha kompeticionet.

Aliu do të vendoset nën dispozicionin e trajnerit Florin Bratu në Pogradec ku të kuqtë ndodhen për fazën përgatitore. Partizani ndërkohë vazhdon të tregojë besim te shqiptarët e Kosovës.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL