ZYRTARE/ Bylisi i beson stolin trajnerit vlonjat, rinovojnë dy titullarë të rëndësishëm
Bylisi ka zyrtarizuar më në fund trajnerin e ri duke i besuar stolin vlonjatit Arlind Rustemi. Një zgjedhje brenda shtëpisë kjo e ballshiotëve, pasi kujtojmë që Rustemi sezonin e shkuar ishte “timonieri” i Bylisit B, që arriti të ngjitej në Kategorinë e Parë, por për shkak të rënies së ekipit A, nuk mundën të përfaqësoheshin në këtë kategori.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi mallakastriot bën me dije, se përveç trajnerit të ri, kanë rinovuar edhe 2 titullarë nga sezoni i shkuar. Bëhet fjalë për mbrojtësin Dime Dimov dhe mesfushorin Gjorgji Stoilov.
NJOFTIMI ZYRTAR:
Arlind Rustemi trajneri i ri i Bylisit, rinovojnë Dimov e Stoilov
FK BYLIS ja beson drejtimin e skuadrës trajnerit Arlind Rustemi, me të cilin marrëveshja dhe zyrtarizimi është arritur në përfundim të sezonit të shkuar. Rustemi ka qenë pjesë e stafit të skuadrës së parë gjatë sezonit të shkuar, ku ka drejtuar edhe ekipin B.
Mbrojtësi Dime Dimov dhe mesfushori Gjorgji Stoilov rinovojnë për të qenë pjesë e projektit të klubit edhe sezonin e ardhshëm. I urojmë suksese trajneri të ri Arlind Rustemi dhe lojtarëve Dimov e Stoilov në realizimin e objektivave të klubit tonë!
PANORAMASPORT.AL













