Realizoi golin historik ndaj Dinamos, mesfushori Vrbanec: I befasojmë në Shqipëri
Sulmuesi Matiç Vrbanec, u fut në historinë e klubit slloven të Aluminijt, teksa ndaj Dinamos, shënoi golin e parë për klubin e tij në garat europiane.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes ndaj skuadrës shqiptare, në duelin që përfundoi në barazim 1 me 1, mesfushori 29-vjeçar, deklaroi:
“Menjëherë sapo e kontrollova topin, e dija se duhej të godisja. Në fund, topi goditi shtyllën dhe me fat u kthye në rrjetë. Jam shumë i lumtur që shënova golin e parë historik të Aluminijit në garat evropiane. Mendoj se gjëja më e rëndësishme është të rikuperohemi mirë dhe më pas të shkojmë në Shqipëri me planin për të befasuar kundërshtarin dhe për të arritur fitoren.
Mendoj se pika kryesore duhet të jenë 30 minutat e fundit të kësaj ndeshjeje, kur i shtymë kundërshtarët në gjysmën e tyre të fushës. Duhet të ndërtojmë mbi atë paraqitje. E dimë se atje ata do të jenë edhe më të motivuar, por besoj se edhe ne do t’i kemi mundësitë tona dhe shpresoj që të fitojmë”, deklaroi Vrbanec.
PANORAMASPORT.AL













