“Alegri dhe Tare më donin te Milani”, rrëfehet Mario Gila: Si më bindi Amorim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2026 | 23:56

“Alegri dhe Tare më donin te Milani”, rrëfehet Mario Gila: Si më bindi Amorim

Pasditja e djeshme ishte e rezervuar për tifozët për Mario Gilën, i cili, siç është bërë traditë, vizitoi “Flagship Store” në rrugën Dante, në qendër të Milanos.

Gila Milan

Përforcimi i ri i kuqezinjve, i ardhur nga Lazio për 27.5 milionë euro dhe që ka firmosur një kontratë pesëvjeçare, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të pranishëm. Këto janë deklaratat e tij të mbledhura nga gazetarët.

Si po shkon përshtatja jote me Milanon?

Mirë, shumë mirë. Jam shumë i lumtur. I kam dhënë tashmë disa përshtypje të mia për atë që është Milani (në intervistën e mirëseardhjes, red.). Që nga momenti që kam ardhur, duke folur nga ana futbollistike, jam ndjerë shumë mirë. Djemtë janë një grup shumë i mirë, duket si një familje… Edhe stafi , magazinierët, stafi mjekësor.

Shokët e skuadrës janë shumë të mirë dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e një skuadre të tillë. Në qytet ndihem mirë. Është e vërtetë që deri tani nuk e kam jetuar shumë, sepse jam kryesisht në Milanelo. Por në ato pak ditë të lira që kam pasur jam ndjerë shumë mirë dhe i qetë. Tani praktikisht kam gjetur shtëpi. Kam shumë dëshirë ta jetoj këtë qytet dhe ta ndiej pak si timin.

Çfarë të ka habitur në këto ditët e para te Milani dhe tek Amorim?

Më ka pëlqyer shumë te klubi mbi të gjitha madhështia që tregon, sepse është një klub gjigant. Shërbimet që ka Milanelo janë të jashtëzakonshme, të gjithë janë shumë të gatshëm të ndihmojnë dhe jam shumë i kënaqur. Pastaj, duke folur për aspektin futbollistik, jam i lumtur që Ruben Amorim aplikon një futboll shumë modern.

Punohet shumë me topin, por edhe në aspektin fi zik punohet shumë. Megjithatë është një stil loje që më pëlqen. Mendoj se mund të bëj shumë mirë, edhe pse nuk e kam praktikuar shumë këtë mënyrë loje gjatë viteve te Lacio. Por besoj se mund të më ndihmojë shumë të përmirësohem si lojtar.

Në ditën e parë të grumbullimit Amorim të mori veç për një bisedë të gjatë. Na tregon zgjedhjen për Milanin?

Kush të bindi? Me Amorimin folëm pak për mënyrën se si e jetojmë futbollin dhe për gjërat ku jemi dakord. Folëm shumë për stilin e tij të lojës, për gjërat që unë kam bërë në sisteme të ndryshme me trajnerë të ndryshëm që kam pasur. Krahasuam idetë tona dhe folëm për një mënyrë të njëjtë të të menduarit për futbollin. Mendojmë shumë ngjashëm. Jam shumë i lumtur sepse ndava me të mënyrën time të të menduarit dhe ai më shpjegoi edhe këndvështrimin e tij. Më pëlqeu shumë.

Në një farë mënyre ishte edhe ai që më shtyu të zgjidhja këtë klub. Duhet të them që ndoshta Milani nuk vinte nga momenti i tij më i mirë (i referohet përfundimit të kampionatit), por më pëlqen sepse të shkosh në skuadra që po fi tojnë nuk është gjithmonë sfi da më e madhe. Të mbërrish në një klub ku njerëzit duan ta rrisin dhe ta rikthejnë në majat e tij… Mua më pëlqejnë këto sfi da. Mendoj se është edhe më bukur. Ishte edhe për këtë arsye.

Në fazën përgatitore ka shumë të rinj. Të kanë impresionuar?

Duken lojtarë me shumë potencial. Është e vërtetë që janë të rinj, por kanë mentalitetin e duhur për të bërë hapin e madh. Shihet sa shumë punojnë për një klub të rëndësishëm si Milani, ku përgjegjësia është e madhe. Mendoj se këtë vit mund të bëjnë hapin e cilësisë dhe të na ndihmojnë.

Në mbrojtjen me tre lojtarë, në cilin pozicion po të provon trajneri? Ku ndihesh më mirë?

Më ka provuar si qendërmbrojtës dhe si mbrojtës krahu në treshen e prapavijës. Të dyja pozicionet më pëlqejnë, por janë shumë të ndryshme. Qendërmbrojtësi është më shumë një rol i pozicionimit dhe menaxhimit të topit, me daljen nga prapa që ndihmon skuadrën dhe me mbulimin e hapësirave kur mbrojtësit anësorë dalin përpara. Është një fazë që më pëlqen, sepse mund të tregoj një nga cilësitë e mia, që është shpejtësia.

Si mbrojtës krahu dal shumë më tepër përpara, më pëlqen të jem agresiv dhe të kërkoj duelet. Varet nga ndeshja. Ka ndeshje ku duhet të kontrollosh më shumë lojën dhe më pëlqen kjo, por ka edhe ndeshje ku mund të avancosh më shumë. Kur më stërviste Tudor kam luajtur madje edhe si mbrojtës krahu i majtë, një rol që më pëlqen gjithashtu. Janë stile të ndryshme, më pëlqejnë të dyja dhe jam gati për të dyja.

Të donin Alegri dhe Tare te Milani, më pas Alegri shkoi te Napoli dhe Tare nuk është më këtu. Na tregon ndonjë prapaskenë?

Është e vërtetë që Alegri më donte, do të ishte budallallëk ta mohoja. Edhe Igli (Tare) më donte. Gjërat ndodhën kështu: Alegri dhe Igli u larguan… Pastaj erdhi telefonata e Rubenit dhe të shihja dëshirën e tij për të më pasur te Milani… Mendoj se nuk ka çmim.

Është një skuadër shumë e madhe, me një histori të jashtëzakonshme dhe ma ka treguar që në këto ditët e para që kam kaluar këtu. Më është dashur shumë pak kohë për të vendosur, sinqerisht. Më pëlqeu shumë mënyra si më pritën dhe jam i lumtur që jam këtu, sepse besoj se mund të bëj gjëra të rëndësishme. Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur.

Çfarë përshtypjeje të ka bërë Kardinale?

Nuk kam folur me të para se të fi rmosja, por kam folur pas fi rmës. Gjithçka ndodhi shumë shpejt, sepse e dija që ata ishin shumë të interesuar për mua. Zgjedhja ime nuk ishte shumë e gjatë. Nuk pati as kohë të më telefononte, sepse unë e kisha shumë të qartë që doja të vija këtu. Kur gjithçka u mbyll, më shkroi se ishte shumë i lumtur që më shihte këtu dhe se më priste me krahë hapur.

A ka ndonjë shok skuadre me të cilin je afruar më shumë?

Një personalitet që më ka pëlqyer shumë dhe që më bëri të futem menjëherë në skuadër ishte Gabia. Ai është një lider shumë i rëndësishëm brenda ekipit. Pastaj janë edhe disa djem të rinj, Kamarda dhe Bartesagi. Jam afruar shumë me ta, pothuajse gjithmonë jam me ta. Më ka bërë shumë mirë fakti që më pritën kaq shpejt në skuadër.

Amorim ka thënë se dëshiron një futboll ofensiv dhe dominues. A ju tremb kjo ju mbrojtësve?

“Mua më pëlqen ideja për të sulmuar dhe ndonjëherë për t’i lënë mbrojtësit në situata të vështira, por ky është futbolli i sotëm. Nëse krijon pozicionime të mira taktike për të sulmuar si skuadër, mbrojtja mund të bëjë punë shumë të mirë. Futbolli aktual është kështu: nëse dëshiron të sulmosh, duhet të marrësh rreziqe, ndoshta duke sakrifi kuar diçka në sigurinë mbrojtëse. Nëse luan kundër një sulmi me tre lojtarë, mund të mbetesh në duele një kundër një dhe duhet t’i fitosh ato. Këta janë lojtarët që vlejnë para: ata që fi tojnë duelet dhe të nxjerrin nga situatat e vështira.

Nëse dëshiron të ecësh përpara, duhet të marrësh rreziqe prapa. Kjo nuk do të thotë se nuk ka përgjegjësi mbrojtëse në futboll, por është një futboll që kërkon më shumë ofensivë. Për stilin tim, besoj se futbolli po shkon në këtë drejtim dhe duhet të përshtatemi sa më shpejt. Do të na sjellë shumë rezultate pozitive.

Cilësitë e tua i njohim. A ka ndonjë dobësi ku duhet të punosh për të arritur Kombëtaren?

Nuk kam problem ta them. Mendoj se jam një lojtar që kur jam në një moment shumë pozitiv të ndeshjes fi toj shumë besim dhe ndonjëherë më pëlqen shumë vetja, duke dashur të bëj më tepër seç duhet. Është një faktor që ndryshon me pjekurinë: të dish të menaxhosh momentet kur ndihesh shumë mirë.

Për një lojtar, besimi që ka në mendje dhe ana psikologjike janë shumë të rëndësishme, ndaj duhet të di të menaxhoj më mirë momentet kur gjërat më shkojnë shumë mirë dhe të jem më i qetë. Është një aspekt ku duhet të punoj dhe jam i vetëdijshëm se do të përmirësohem. Shpresoj.

PANORAMASPORT.AL