Lider te skuadra turke, trajneri i Sivasporit: Sikur ta kishim Manajn vjet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2026 | 23:33

Lider te skuadra turke, trajneri i Sivasporit: Sikur ta kishim Manajn vjet…

Rei Manaj pritet të ketë një rol të rëndësishëm te Sivaspor në sezonin e ri, teksa trajneri i skuadrës turke, Ismet Tashdemir, ka shprehur pritshmëri të larta për sulmuesin shqiptar.

manaj

Tekniku i Sivasporit, duke folur për situatën e ekipit para nisjes së sezonit të ri, u ndal edhe te Manaj, duke theksuar rëndësinë e rikthimit të tij në formën më të mirë pas problemeve fi zike që e penguan gjatë edicionit të kaluar. “Rei Manaj është një lojtar shumë i rëndësishëm.

Edhe unë, si të gjithë, kam pritshmëri të mëdha nga ai”, deklaroi Tashdemir. Trajneri turk kujtoi se mungesa e sulmuesit shqiptar në disa ndeshje të sezonit të kaluar ndikoi te rezultatet e skuadrës. “Nëse do të kishim fituar edhe vetëm një nga ndeshjet ku Rei Manaj mungoi për shkak të dëmtimit, ndoshta mund të kishim arritur në finalen e ‘play off ’-it”, u shpreh ai.

Manaj, i cili është një nga pikat kryesore të sulmit të Sivasporit, shihet si një nga lojtarët mbi të cilët klubi turk mbështet ambiciet e tij për sezonin e ri. Tashdemir theksoi se rikthimi i tij i plotë fi zik do të jetë një faktor i rëndësishëm për objektivat e skuadrës. “Është e rëndësishme që Rei Manaj të jetë me ne i shëndetshëm. Shpresojmë që së bashku me të dhe lojtarët e tjerë ta përballojmë sezonin në mënyrën më të mirë”, përfundoi trajneri i Sivasporit.

PANORAMASPORT.AL