Dinamo fal fitoren në Slloveni, analiza e trajnerit Daja: Rezultat i drejtë, ndikuan mungesat
Dinamo nuk arriti të merrte një fitore në Maribor ndaj Aluminit, megjithatë blutë kanë shanse reale për të kaluar në turin e tretë pasi në “Elbasan Arena”, gjithçka është në dorën e tyre.
Pas ndeshjes, trajneri Daja u shpreh se rezultati më i drejtë ishte barazimi dhe kjo për shumë arsye që ndikuan në ndeshje, duke nisur që nga problemi me vizat, reshjet e shumta të shiut apo mënyra si shkoi loja. Dinamo do të presë pas një jave skuadrën sllovene në “Elbasan Arena”, ku do të tentojë padyshim që të marrë kualifi kimin për në turin e tretë, aty ku shpreson që Steaua e Bukureshtit, të eliminohet që në këtë tur.
Si e patë ndeshjen?
Atëherë, e dinim që kishim një ndeshje të vështirë. Përballë kishim ekipin që në edicionin e kaluar ka fituar edhe Kupën e Sllovenisë, ashtu siç edhe ne kemi fi tuar Kupën e Shqipërisë. Është e vështirë, së dyti, edhe fakti që tre lojtarë tanë nuk morën vizën dhe nuk ishin prezent sot. Nuk e di se cila ishte arsyeja, por ata janë lojtarë të Dinamos prej më shumë se një viti. E treta ishte që, me shtimin e reshjeve, u munduam të përshtateshim me terrenin. Por besoj që rezultati më i drejtë ishte ai që prodhoi loja, pra barazimi. Lojtarët që munguan për vizat janë të rëndësishëm për ne. Kjo bëri që ne të mos ishim në 100 për qindëshin tonë.
Ndeshja tjetër?
Është një ndeshje e hapur, sepse edhe vetë rezultati… Jemi pak më të favorizuar në aspektin që luajmë në fushën tonë, në shtëpinë tonë. Por pres një ndeshje të vështirë. Dhe besoj që do të vendoset nga episodet në ndeshjen e dytë.
PANORAMASPORT.AL













