EKSKLUZIVE/ Rrëfimi i trajnerit bardheblu, Klafuriç: Më bindi madhështia e Tiranës, objektivi ynë është trofeu
Njihuni me Dean Klafuriçin. Njeriun që ka ardhur te Tirana dhe kërkon ta rikthejë kampione të Shqipërisë. Kroati, i cili e ka arritur këtë objektiv me një skuadër si Legia e Varshavës, tani drejton bardheblutë. I rreptë. Detajist. Kërkon të mos “i lëvizë qimja”, siç themi ne shqiptarët.
Pas një karriere të pasur në disa vende dhe me përvojë në klube me presion të madh, trajneri kroat Dean Klafuric ka nisur një kapitull të ri në Shqipëri. Në intervistën e parë ekskluzive si trajner i bardhebluve në “Panorama Sport”, Klafuriç flet për mënyrën se si u afrua te Tirana. Njohuritë që kishte për futbollin shqiptar, përshtypjet e para nga kryeqyteti, përgatitjet e skuadrës, merkaton, sfi dat e sezonit të ri dhe emocionet që sjell një derbi i madh si ai me Partizanin.
Kroati zbulon se rekomandimi i agjentit Mentor Stafa ishte ura e parë drejt klubit, ndërsa madhështia e Tiranës dhe pasioni i tifozëve ishin ndër arsyet kryesore që e bindën për të pranuar këtë sfi dë. Trajneri i ri bardheblu tregon edhe fi lozofi në e tij të futbollit, duke theksuar se loja sulmuese duhet të ndërtohet mbi një bazë të fortë organizimi mbrojtës, ndërsa shprehet i kënaqur me atmosferën dhe etikën e punës që ka gjetur në skuadër.
“Tirana është një klub i madh, me tifozë që kërkojnë gjithmonë më të mirën. Presioni për të fi tuar është pjesë e historisë së klubeve të mëdha dhe kjo është pikërisht ajo që më motivon”, është mesazhi i trajnerit kroat në prag të nisjes së sezonit të ri.
Zoti Klafuriç, urime për detyrën e re. Si ratë në kontakt me Tiranën?
Faleminderit. Agjenti Mentor Stafa, i cili prej vitesh jeton në Zagreb, më rekomandoi te presidenti Halili.
Çfarë ju bindi të firmosnit me Tiranën?
Miku që më rekomandoi te presidenti më shpjegoi situatën në klub dhe këndvështrimin e tij për gjendjen në kampionatin dhe futbollin shqiptar. E njihja prej më parë madhështinë dhe rëndësinë e KF Tiranës. Gjatë karrierës sime në futboll jam njohur mirë me talentin dhe mentalitetin e futbollistëve shqiptarë dhe, pas bisedës me drejtuesit e klubit, për mua nuk kishte asnjë dilemë.
E dini se në Tiranë tifozët nuk e pranojnë as vendin e dytë?
Kam përvojë pune në klube me tifozë që janë të ngjashëm me tanët. Kjo është plotësisht normale dhe e natyrshme për tifozët e Tiranës, ku tani punoj, ashtu si edhe për tifozët e Dinamo Zagrebit, Legias dhe Al Nassr-it, ku kam punuar deri tani. Në fund të fundit, ashtu është edhe për tifozët e të gjitha klubeve të mëdha në mbarë botën, pra edhe për tifozët e Tiranës.
INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT
OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL













