EKSKLUZIVE/ E bujshme! Rikthehet Jasir Asani, sulmuesi i Kombëtares merr vendimin për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2026 | 10:18

EKSKLUZIVE/ E bujshme! Rikthehet Jasir Asani, sulmuesi i Kombëtares merr vendimin për të ardhmen

Jasir Asani do të rikthehet tek Esteghlal. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se palët kanë arritur marrëveshjen, që Asani të luajë sërish në Iran.

IMG_0341

Disa ditë më parë u raportua për prishjen e kontratës nga ana e Asanit. Ndërkohë situata ka ndryshuar dhe sulmuesi i Kombëtares do t’i bashkohet Esteghlalit.

Rreth 850 mijë euro u paguan në verën e kaluar, për transferimin nga Guangju. Asani ndërkohë shënoi 13 gola, ndërsa regjistroi 29 paraqitje.

Me Esteghlal qëndroi besnik gjatë një periudhe mjaft të vështirë. Asani nuk luante prej fundit të muajit shkurt, ndërsa lufta në Lindjen e Mesme ndaloi aktivitetet në Iran.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL