Kampioni i Botës me Brazilin shpërthen kundër ekipit të Ançelotit: Kombëtare e pahijshme, më e keqja e të gjitha kohërave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2026 | 12:26

Kampioni i Botës me Brazilin shpërthen kundër ekipit të Ançelotit: Kombëtare e pahijshme, më e keqja e të gjitha kohërave

Kampioni i Botës me Brazilin në 1958-ën, Hose Altafini në ditëlindjen e tij të 88-të dha një intervistë për Corriere della Sera duke u ndalur te paraqitja e “Seleçao” në Botëror.José Altafini: snapshots of a champion. Moments of a football legend -  FIRSTonline

” Një ekip i pahijshëm, ekipi kombëtar më i keq i të gjitha kohërave “, i tha ai gazetës.

Altafini më pas e shfajësoi trajnerin Karlo Ançeloti: “Ançeloti nuk mund të kishte bërë asgjë për këtë. Rivelino tha se Brazili i së kaluarës do të kishte fituar gjithmonë 1-0… pse 1-0? ‘Sepse Pele ka vdekur dhe ne jemi tetëdhjetë vjeç.’ Çfarë shakaje, apo jo?” tha Altafini.

Megjithatë, Altafini nuk është shumë i dhënë pas futbollit të ri: “A e ndoqa upën e Botës? Disa ndeshje, por jo të gjitha. Kjo botë nuk më përket më mua, është shumë punë. E jetova futbollin tim dhe ishte shumë i bukur.”

Së fundmi, ai voton për pesë më të mirët e të gjitha kohërave: “Pele, Messi, Maradona, Ronaldinjo, Ronaldo Fenomeni.”

PANORAMASPORT.AL