Befason ish-trajneri i Herri Kejnit: Ai dëshiron rikthimin në Premier Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2026 | 12:37

Befason ish-trajneri i Herri Kejnit: Ai dëshiron rikthimin në Premier Ligë

Herri Kejn është nën kontratë me Bajernin deri në fund të qershorit 2027. Në javët dhe muajt e ardhshëm, kampionët rekord të Gjermanisë dhe sulmuesi anglez do të intensifikojnë bisedimet për zgjatjen e bashkëpunimit të tyre. Megjithatë, një ish trajner i superyllit beson se kapiteni i Anglisë dëshiron të rikthehet në Premier Ligë.

kejn

“Herri Kejn dëshiron të rikthehet në Premier Ligë”, deklaroi me bindje Tim Sherud në një intervistë. Ish futbollisti e njeh yllin e Bajernit nga koha kur të dy ishin te Totenham Hotspur. Gjatë sezonit 2013/14, Sherud ishte trajner i Totenham dhe drejtoi sulmuesin, tashmë 32 vjeçar, në 26 ndeshje. Ish trajneri i Totenhamit është bindur se Kejn “dëshiron të transferohet te një klub që mund të fitoj titullin e Premier Ligë”.

Megjithatë, Sherud nuk jep një afat se kur pret të ndodh ky transferim. Ai beson se një rikthim i Kejn te Totenhami është një mundësi reale. “Nuk do ta përjashtoja Totenhamin. Aspak,” tha Sherud, duke folur për destinacionet e mundshme të kapitenit të Anglisë.

“Nëse gjërat fillojnë të ecin mirë sërish dhe ata sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, atëherë kur Herri të jetë gati të rikthehet, ai do të dëshiroj të luaj sërish në Ligën e Kampionëve me Totenhamin.”

Megjithatë, mbetet e dyshimtë nëse sulmuesi i Bajernit po mendon për një rikthim në Angli. Sipas disa raportimeve mediatike, zgjatja e kontratës së tij përtej vitit 2027 është një “prioritet i qartë” për veteranin anglez. Sipas revistës “Kicker”, firma e Kejn varet vetëm nga arritja e një marrëveshjeje për pagën dhe kohëzgjatjen e kontratës. Po sipas “Kicker”, familja e Kejn ndihet shumë mirë në Mynih, ndaj nga ana familjare nuk ekziston asnjë pengesë për zgjatjen e kontratës me Bajernin e Mynihut.

PANORAMASPORT.AL