Mbape, mallkimi i bluzës së bardhë. Francezi nuk ka fituar asnjë titull qëkur shkoi te Reali
Mos kërko sepse nuk do ta gjesh. Asnjë lojtar në histori nuk kishte mbyllur një sezon si golashënuesi më i mirë në ligën e tij, në Ligën e Kampionëve dhe në Kupën e Botës. As Mesi apo Kristiano.
Ishte Kilian Mbape ai që e ka arritur këtë sezon. Ai mbylli sezonin si shënuesi më i mirë në LaLiga, i dyti në vitin e tij të dytë te Real Madrid, mbeti golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve pavarësisht humbjes ndaj Bajernit në çerekfinale dhe dështimit në Kupën e Botës.
Shifra imresionuese në sezon
Mbape e mbylli sezonin me 58 gola, 25 në LaLiga, 15 në Ligën e Kampionëve, dy në Kupë dhe 16 me Francën (dhjetë në Kupën e Botës, pesë në fazën kualifi kuese plus një në miqësore kundër Brazilit). 15 në Evropë është shifra e tretë më e mirë. Përveç kësaj, ai e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës me 22 gola, duke kaluar Mesin, i cili ka mbetur me 21. Prandaj, Mbape ka shijuar shifra më shumë se të jashtëzakonshme që kur nënshkroi me Real Madridin. Megjithatë, titujt i kanë shpëtuar që kur u vesh me të bardha. Që në fushatën e tij të parë ai e mbylli atë pa fitore të mëdha. Nuk duhet harruar se ai ngriti dy ndeshjet që Madridi fitoi për të luajtur sezonin e kaluar, Superkupën Evropiane kundër Atalantës dhe Kupën Ndërkontinentale kundër Paçukas, duke shënuar në të dyja.
Ballon d’Or është i ndërlikuar për të
Fitimi i titujve është një kusht që ka shumë rëndësi kur bëhet fjalë për njohjen e çmimeve individuale. Mjafton si shembull që ai është emëruar Ballon d’Or i Kupës së Botës. Ajo është fi tuar nga Rodri, i cili ka kaluar nga më pak në më shumë për të komanduar “La Roja” me autoritet, dhe që me fitoren në finale ka rrëzuar vetë Mbapenë ose Mesin, golashënuesit e parë dhe të dytë më të mirë të turneut. Mbape pa dyshim do të jetë ndër pretendentët për “Topin e Artë”, por është kundër tij fakti që nuk ka fi tuar as Ligën e Kampionëve, as LaLiga. Sulmuesi i Real Madridit fi lloi sezonin me Alonson më shumë se të lidhur, por ajoshkoi keq edhe pse në fund ai përfundoi si golashënuesi më i mirë në LaLiga. Dëmtimi në janar, me atë udhëtim në Paris në kërkim të një diagnoze të dytë, ndryshoi planet e tij. Kilian e pranoi këtë në këtë Kupë Bote. “Bëra gjithçka që mundja te Real Madrid, por të gjithë e dinë që pata një dëmtim të komplikuar në janar. Pastaj u ktheva mirë mendërisht dhe fi zikisht dhe u përpoqa të shkoja në Kupën e Botës në gjendjen më të mirë”. Mbape është i pari që dëshiron të fitojë tituj mbi gjithçka tjetër. Ai arriti lavdinë me Francën që fi toi Kupën e Botës në 2018 në moshën vetëm 18 vjeç. Me PSG-në, ai ka fituar gjithçka në nivel kombëtar dhe pasi bëri histori dhe mbuloi një skenë, vendosi të mos rinovojë për të realizuar ëndrrën e tij dhe të nënshkruajë me Real Madridin. Ai ka mjaft kohë për të ngritur Ligën e Kampionëve të shumëpritur dhe për të fi tuar “Topin e Artë”, por Kristiano, Benzema apo Modriç e dinë mirë në atë moment se ekipi duhet të fitojë për ta arritur këtë.
Roli që e pret me Murinjon
Mbape tani është nën urdhrat e Murinjos. Do të duhet të shohim rolin që ai ka përgatitur për të dhe kjo është diçka që do të shihet kur lojtari të startojë pas Kupës së Botës dhe portugezi të fi llojë të testojë në ndeshje. Ançelotti ndau udhëheqjen mes Kilianit dhe Viniciusit në sezonin e tij të fundit. Çabi i dha atij shiritat si referencë, ashtu si edhe Deshamp në Francë, por Arbeloa përsëri kërkoi një formulë që i përshtatej brazilianit dhe francezit, i cili pati ngritje dhe ulje në fund të kampionatit me zëvendësimin në ndeshjen në Bernabeu kundër Oviedos, në ditën parafundit të La Ligas.
PANORAMASPORT.AL













