E PAPRITUR/ Trajneri me eksperiencë në Superiore i bashkohet Partizanit, pranë firmës edhe ish-kapiteni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2026 | 14:23

E PAPRITUR/ Trajneri me eksperiencë në Superiore i bashkohet Partizanit, pranë firmës edhe ish-kapiteni

Partizani do t’i bashkojë familjes së kuqe një emër me eksperiencë, i cili do të marrë drejtimin e ekipit B. Bëhet fjalë për Alfred Deliallisin, që sipas “ligasport” do të vendoset në krye.

Screenshot 2026-07-24 142259

Jo vetëm Deliallisi. Kryeqytetasit po punojnë për të afruar në stafin e tij edhe Ardit Beqirin, ish-kapitenin e Partizanit.

Deliallisi është emër i njohur për futbollin shqiptar, edhe pse në moshën 33-vjeçare. Së fundmi punoi bashkë me Beqirin në krye të Korabit.

Deliallisi madje drejtonte edhe Erzenin në Abissnet Superiore. Ishin 36 ndeshje në total, ndërsa në sezonin 2022/23 u arrit edhe objektivi mbijetesë.

PANORAMASPORT.AL