BASKET, EUROPIANI C/ Shqipëria U-18 thyen parashikimet, mposht Moldavinë për kualifikimin
Shqipëria U-18 e basketbollit për meshkuj e ka mbyllur me gëzim fazën e grupeve, duke siguruar kalimin në gjysmëfinalet e Divizionit C të Europianit, aktivitet që po mbahet në Shkodër.
Pas humbjes ndaj Maltës, kuqezinjtë e vegjël reaguan dhe shënuan një sukses me vlera në takimin e djeshëm kundër Moldavisë. Shqipëria fitoi me rezultatin e thellë 76-54 (17- 7, 17-18, 23-14, 19-15), duke thyer parashikimit në një takim ku për kompantitë e basteve skuadra e drejtuar nga Besim Dervishaj nuk shikohej aspak si favorite, pasi suksesi i moldavëve kuotohej me koeficientin minimal 1.15, ndërsa triumfi i kuqezinjve me koeficientin e lartë 5.09.
Shqipëria, jo vetëm që bëri befasinë, por dominoi dhe arriti të fitonte me diferencë të madhe pikësh, gjë që i mundësoi edhe kalimin mes 4 ekipeve më të mira. Aaron Qyrfycja, me 9 pikë e 16 kërcime si dhe Genti Nilo me 23 pikë, 6 kërcime e 5 asistime, bënë diferencën për Shqipërinë. Kuqezinjtë tashmë i pret një sfidë speciale kundër Kosovës, gjysmëfinale që do të luhet të shtunën.
PANORAMASPORT.AL













