EKSKLUZIVE/ Ish-futbollisti, Mihal Gjika vlerëson paraqitjen ndaj BATE-s: Penalltitë nuk e njollosin paraqitjen e Elbasanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2026 | 15:23

EKSKLUZIVE/ Ish-futbollisti, Mihal Gjika vlerëson paraqitjen ndaj BATE-s: Penalltitë nuk e njollosin paraqitjen e Elbasanit

Elbasani e mbylli aventurën europiane në raundin e parë të Conference League, duke u eliminuar nga BATE Borisov vetëm pas goditjeve të penalltive.

gjika

Pavarësisht eliminimit, paraqitja e verdhebluve u vlerësua pozitivisht nga opinioni sportiv. Një prej figurave më të njohura të futbollit elbasanas, ish-futbollisti i Elbasanit, Partizanit dhe Kombëtares shqiptare, Mihal Gjika, analizoi për “Panorama Sport” atë që tregoi skuadra e Ivan Gvozdenoviçit, duke u shprehur optimist edhe për vazhdimësinë e projektit verdheblu.

EUROPA – Sipas Gjikës, Elbasani la një shije të mirë në dy përballjet ndaj BATE Borisov, duke treguar se ishte në lartësinë e një kundërshtari me histori në arenën ndërkombëtare. “Mua më pëlqeu mënyra sesi u paraqit Elbasani në të dyja ndeshjet. Nuk pashë diferenca të mëdha mes dy skuadrave dhe, në shumë momente, ishte Elbasani ai që dha përshtypjen e një ekipi më kërkues. Ishte një paraqitje dinjitoze, që i bëri nder klubit dhe qytetit. Ndoshta të gjithë prisnim që të vinte edhe kualifi kimi, por futbolli është i tillë dhe ndonjëherë vendoset nga detaje shumë të vogla.”

PENALLTITË – Legjenda e futbollit elbasanas nuk fsheh keqardhjen për mënyrën sesi u mbyll aventura europiane, por thekson se goditjet e penalltive nuk duhet të kthehen në fajtorë. “Sigurisht që mbetet keqardhje, sepse skuadra ishte shumë pranë. Të eliminohesh me penallti dhemb gjithmonë, por nuk mendoj se duhet të kërkohen fajtorë. Penalltitë janë një lotari dhe mund t’i humbasë kushdo, edhe futbollistët më të mëdhenj në botë. Unë besoj se lojtarët dhanë maksimumin e tyre dhe nuk kanë pse të mbajnë peshën e eliminimit mbi supe.”

MERKATO – I pyetur për lëvizjet e bëra gjatë merkatos, Gjika pranon se nuk mund të japë një vlerësim të plotë për çdo futbollist të afruar, por shpreh besimin tek puna e drejtuesve. “Nuk dua të flas shumë për merkaton, sepse nuk i njoh në detaje të gjithë futbollistët që kanë ardhur. Kjo është një punë që e bëjnë drejtuesit, presidenti dhe stafi teknik. Ata janë njerëzit që ndjekin tregun, analizojnë bilancet dhe marrin vendimet. Koha do të tregojë nëse zgjedhjet kanë qenë të duhurat, por unë kam besim se gjithçka është bërë me një plan dhe me një ide të qartë për të ndërtuar një skuadër konkurruese.”

SEZONI I RI – Në fund, ish-futbollisti i njohur beson se Elbasani do të jetë sërish mes skuadrave pretendente në Superiore, duke përfi tuar edhe nga eksperienca e fi tuar në sezonin e kaluar. “Mendoj se Elbasani do të jetë përsëri një ekip që do të luftojë në pjesën e sipërme të renditjes. Sezoni i kaluar i dha shumë besim këtij grupi dhe klubi fi toi një eksperiencë të rëndësishme, si në kampionat, ashtu edhe në Europë. Kjo do t’i shërbejë shumë për të ardhmen. Kur ke kaluar ndeshje të tilla, rritesh si skuadër dhe si klub. Jam i bindur se Elbasani do të jetë sërish një pretendent serioz dhe nuk do ta ketë të vështirë të rivalizojë me ekipet më të mira të kampionatit.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL