Ofertë 25 milionë euro për Ernest Muçin nga Anglia? Zbulohen prapaskenat e fundit te Trabzonspori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2026 | 15:11

Ofertë 25 milionë euro për Ernest Muçin nga Anglia? Zbulohen prapaskenat e fundit te Trabzonspori

Ernest Muçi është shfaqur sërish në skenë. Futbollisti i Trabzonsporit tregohet në radarin e Aston Vilës, që sipas “Epirote Report” ka kërkuar informacion për 25-vjeçarin.

muci

Po ashtu shtohet se marrëveshja totale do të shkonte 25 deri në 30 milionë euro, ndërsa fillimisht mund të afrohet në Premier Ligë si huazim. Më pas informacioni i shtuar është i gabuar, duke qenë se tregohet që Trabzonspori pagoi 12 milionë euro për transferimin nga Beshiktashi. Në fakt bëhet fjalë për 9,5 milionë euro në total.

Në Turqi nuk kanë nguarruar që të shkruajnë menjëherë artikull. Bëhet fjalë për “Taka Gazete” që shpërndan lajme nga Trabzoni, ndërsa është ndalur nga lajmi i përhapur në rrjetet sociale.

Fakt është se emri i mesfushorit me tipare sulmuese është lidhur edhe më parë me Aston Vilën. Trabzonspori ndërkohë nuk duket se do të nxitohet, duke qenë se Muçi ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2029 me opsion rinovimi edhe një vit tjetër.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL