Lëvizje në merkato, afrohet sulmues nga jashtë në klubin e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2026 | 17:17

Lëvizje në merkato, afrohet sulmues nga jashtë në klubin e Kategorisë së Parë

Mauro Riberio është prezantuar nga Bylisi. 23-vjeçari afrohet në Kategorinë e Parë pasi kishte luajtur vetëm në Portugali.

bylis

Ribeiro ishte pjesë e Marko 09 në kategorinë e tretë të futbollit portugez. Bylisi e afron si përforcim për krahun e djathtë të sulmit.

Bëhet fjalë për një lojtar që është 1,75 metër i gjatë. Dhe pse është stërvitur me Famalikao në elitën e futbollit portugez, nuk ka pasur mundësinë e debutimit.

Dje Bylisi vendosi të emëronte Arlind Rustemin si trajner pas largimit të Mirel Josës. Po ashtu rinovuan Dime Dimov dhe Gjorgji Stoilov.

Screenshot 2026-07-24 170945

PANORAMASPORT.AL