Postuar: Korrik 24, 2026 | 16:30
ZYRTARE/ Mesfushori largohet nga Partizani, publikon deklaratën e pazakontë: Për arsye financiare
Kamer Qaka ka zyrtarizuar largimin nga Partizani, siç “Panorama Sport” raportoi ekskluzivisht më 9 korrik.

Qaka ka publikuar postimin në rrjetet sociale ku tregon se ndërprerja e bashkëpunimit është për arsye financiare. Një deklaratë e pazakontë që lidhet me kryeqytetasit e Partizanit.
“Klubi dhe unë kemi vendosur bashkë që të ndërpresim kontratën për shkak financiar. Faleminderit shokëve të skuadrës, trajnerëve, stafit dhe të gjithë tifozët për mbështetjen e tyre. I uroj klubit të gjithë të mirat në të ardhmen”, shkruan Qaka.
EKSKLUZIVE/ Revolucion te Partizani, me “valixhe” në duar edhe dy afrimet e janarit
PANORAMASPORT.AL













