EKSKLUZIVE/ Revolucion te Partizani, me “valixhe” në duar edhe dy afrimet e janarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2026 | 14:58

EKSKLUZIVE/ Revolucion te Partizani, me “valixhe” në duar edhe dy afrimet e janarit

Partizani ka zbritur në fushën e stërvitjes që prej 6 korrikut, duke hapur zyrtarisht një kapitull të ri me trajnerin rumun Florin Bratu.

partizani

Tekniku i ri pritet t’i japë skuadrës një identitet ndryshe, më agresiv dhe më konkurrues, me objektivin për të mos përsëritur sezonin zhgënjyes të kaluar, kur të kuqtë mbetën jashtë Kupave të Europës pas plot 11 sezonesh radhazi. Ndërkohë, puna për ndërtimin e skuadrës së re ka nisur me ndryshime të rëndësishme në organikë. Përpara mbërritjes së stafi t të ri teknik, Partizani zyrtarizoi largimin e pesë futbollistëve.

Karlos Martinez, Amos Nondi, Vusal Isgandarli dhe Altin Bytyçi vendosën të vazhdojnë karrierën në skuadra të tjera, ndërsa portieri Alban Hoxha i dha fund karrierës si futbollist dhe iu bashkua stafit teknik në rolin e trajnerit të portierëve. Megjithatë, largimet nuk pritet të mbyllen me kaq. Tashmë vendimet do t’i takojnë Florin Bratut, i cili pas ditëve të para të punës me ekipin po vlerëson nga afër çdo futbollist përpara se të japë verdiktin përfundimtar mbi grupin që do të ketë në dispozicion për sezonin e ri.

QAKA-SHABANI Sipas informacioneve të “Panorama Sport”, pritet të zyrtarizohet largimi i dy nga afrimeve të merkatos së janarit, Kamer Qaka dhe Laorent Shabani. Të dy futbollistët nuk arritën të fitonin hapësirat e nevojshme gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar dhe kontributi i tyre mbeti nën pritshmëri. Mesfushori Kamer Qaka iu bashkua Partizanit në mesin e muajit janar dhe u aktivizua në 13 ndeshje, duke grumbulluar 598 minuta në fushë.

Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare ka një karrierë të gjatë në futbollin rumun, ku ka veshur fanellat e Poli Iași, Steaua Bukuresht dhe Universitatea Kraiova, ndaj është një emër i njohur për trajnerin Bratu. Nga ana tjetër, sulmuesi Laorent Shabani firmosi me Partizanin në fund të janarit dhe pati edhe më pak hapësira. Ai luajti në 10 ndeshje, duke regjistruar vetëm 329 minuta në fushë. Edhe pse kontribuoi me dy asistime, nuk arriti të shënonte asnjë gol.

ILIR CARA-PANORAMASPORT.AL