“Presidenti Infantino s’ka ndikim te gjyqtarët”, Kolina flet për pretendimin e Egjiptit: Nuk ishte penallti
Pierluixhi Kolina , Kryetar i Komitetit të Gjyqtarëve të FIFA-s dhe drejtues i arbitrimit, foli për faqen zyrtare të FIFA-s duke u ndalur pikërisht të Botërori.

“Askush nuk mund të vërë në dyshim integritetin e gjyqtarëve të ndeshjeve të Kupës së Botës. Kur kjo ndodh, mund të provokojë reagime që çojnë në kërcënime kundër tyre dhe familjeve të tyre. Kjo nuk është e drejtë. Po kështu, askush nuk mund të argumentojë se departamenti i arbitrimit të FIFA-s mund të ndikohet nga kushdo, madje as nga Presidenti i FIFA-s. Ai gjithmonë ka treguar mbështetje të plotë për Ekipin Një të FIFA-s , duke besuar se puna jonë do të jetë plotësisht e pavarur. Gjyqtarët e ndeshjeve marrin vendime me mirëbesim dhe, ashtu si lojtarët dhe trajnerët, përpiqen gjithmonë të bëjnë më të mirën e tyre”.
Kolina u ndal edhe te një nga polemikat gjatë ndeshjes Argjentinë-Egjipt, ku “Faraonët” pretenduan për një penallti.
“Gjyqtari dhe VAR e konsideruan kontaktin normal midis numrit 10 të Egjiptit, Mohamed Salah, dhe numrit 10 të Argjentinës, Julian Alvarez. Sigurisht, gjithmonë do të ketë një element subjektiviteti në disa vendime, por ne jemi të kënaqur me mënyrën se si u zbatua ky parim gjatë gjithë turneut”, tha ai, duke argumentuar se pretendimi për penallti nuk qëndron.
PANORAMASPORT.AL













