Debutim me mungesa, Daja ndryshon formacionin. Si pritet formacioni anti-Astana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2026 | 8:19

Debutim me mungesa, Daja ndryshon formacionin. Si pritet formacioni anti-Astana

Dinamo do të luajë sot ndeshjen e parë sezonale në Ligën e Konferencës, ku përballë do të ketë një emër të madh si Astana. Blutë e kryeqytetit nuk janë në momentin e tyre më të mirë dhe në ditët e fundit, kanë pasur largime të shumta nga skuadra, megjithatë besimi është i madh se diçka mund të bëhet në këtë takim.

dinamo

Nga ana tjetër, Astana ka probleme ashtu si Dinamo dhe në këtë takim, detajet do të bëjnë diferencën. Sa i përket formacionit, trajneri Daja do të detyrohet të bëjë ndryshime të shumta në krahasim me ndeshjet e Superiores, kjo edhe për shkak të dëmtimeve dhe largimeve të shumta që ka pasur në merkaton e verës.

Në portë, mbetet i paprekur Aldo Teqja, i ndihmuar në mbrojtje nga Aliji dhe kapiteni Dita në qendër. Krahët do të kenë ndryshime, ku në të djathtë do të jetë Ismaili ndërkohë që në të djathtë, mund të ketë një fanellë titullari për Erjon Hoxhallarin.

Në qendër të mesfushës, pritet që Qardaku, Qelalija e Manellari të jenë titullar. Ndryshime të shumta ka edhe në repartin e sulmit. Në të djathtë, me shumë gjasa do të jetë Malomo ndërkohë që Lorenco Vila mund të vendoset në të majtë. Në qendër të sulmit, pritet të aktivizohet Hekuran Berisha.

Dinamo do të jetë në këtë takim pa shërbimet e Ajzerajt i cili është i dëmtuar, ashtu si edhe Faton Neziri apo Bekim Maliqi.

01

PANORAMASPORT.AL