VIDEO/ Egnatia dhuron një gol dhe një të kuq, Dajsinani bën heroin në ndeshjen e Champions në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2026 | 20:57

VIDEO/ Egnatia dhuron një gol dhe një të kuq, Dajsinani bën heroin në ndeshjen e Champions në transfertë

Egnatia ka mbyllur me një barazim 1-1 ndeshjen e parë në Ligën e Kampioneve në transfertën përballë Petrokub në Moldavi, në një sfidë ku gjërat mund të shkonin krejtësisht ndryshe.

bandicam 2026-07-08 20-57-29-892

Kampionët e Superiores dukeshin në një formë më të mirë se vendasit dhe dominuan pjesën e parë, kur u luajt 11 kundër 11. Por protagonist i këtij fraksioni loje u bë kapiteni Aleksi i cili i dhuroi vendasve golin e parë që në sekondat e fillimit të takimit. Më pas, në fundin e këtij fraksioni loje u ndëshkua me të kuq pas një faulli të panevojshëm në mesfushë, duke vështirësuar punë e skuadrës që kishte barazuar shifrat me Kryeziun.

Në pjesën e dytë, loja foli thuajse gjithmonë për vendasit që krijuan një mori rastesh, por u përballën me Dajsinanin e pakalueshëm i cili priti gjithçka që shkonte drejt portës së tij, duke mbrojtur barazimin 1-1 deri në vërshëllimën përfundimtare.

PETROKUB-EGNATIA 1-1
1′ Popesku / 35′ Kryeziu

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’+5’ Adjesa merr vendin e Bakajoko në radhët e Egnatias.

90’+2’ Josipoi harkon nga e djathta, Jardan me kokë gjuan por gjen përgjigjen e radhës nga Dajsinani. (VIDEO)

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

89’ Ndreca hyn në zonë, por nuk ia del të gjuajë nga e majta drejt portës. (VIDEO)

88’ Paskari merr vendin e Borsh në radhët e Petrokub.

87’ Xhou bën faull ndaj Fernando, por gjyqtari nuk i tregon të verdhin e dytë. Ai i shfaq të verdhin Loukilit për protesta. (VIDEO)

84’ Borsh ndëshkohet me të verdhë.

80’ Jago dhe Diabate i lënë vendin në fushë Smajlit dhe Ndrecës në radhët e Egnatias.

79’ Popesku i afrohet përsëri golit me kokë, Dajsinani fluturon dhe shpëton portën me devijimin e tij. (VIDEO)

77’ Xhou ndëshkohet me karton të verdhë për prekje topi me dorë.

74’ Platika nga e majta jep një pasim në qendër me sferën që kalon pasqyrën e portës, duke mos u devijuar nga askush.

72’ Jardan provon me kokë nga e djathta, sfera shkon në duart e Dajsinanit të vëmendshëm. (VIDEO)

71’ Pushkash i lë vendin në fushë Rotaru në radhët e vendasve.

70’ Fernando del në sulm në të majtën, pason në shtyllën e dytë ku Avram devijon në këmbët e Bakajoko i cili nuk kalon portierin edhe pse të shtrirë në tokë. (VIDEO)

63’ S. Platika shfaqet para Dajsinanit, e kalon dhe rrezikon portën por aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

65’ Bakajoko ndëshkohet me të verdhë pas një faulli në mesfushë.

61’ Lupan i lë vendin në fushë Josipoi në radhët e Petrokub.

57’ Jardan nis një krosim nga e djathta që kthehet në gjuajtje drejt portës dhe Dajsinani bën gjënë e sigurt duke kaluar topin mbi traversë. (VIDEO)

50’ Mrekulli e dyfishtë e Dajsinanit i cili pret gjuajtjet e Platika dhe Pushkash njëra pas tjetrës duke shpëtuar katërkëndorin. (VIDEO)

48’ Drithërima në portën e Egnatias, me Dajsinanin i cili ndal topin në vijën fatale. (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis me Diabate dhe Loukili në fushë në vend të Haime dhe Grudës në radhët e Egnatias.

45’+5’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 1-1.

45’+1’-45’+3’ Karton i kuq për Aleksin! Mesfushori ndëshkohet me një karton të verdhë pas një ndërhyrje në mesfushë, por më pas gjyqtari ftohet nga VAR dhe pasi sheh pamjet i tregon të kuqin kapitenit të Egnatias. (VIDEO)

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

44’ Pas një goditje këndi, topi shkon tek Aleksi i cili gjuan nga jashtë zonës me të majtën, duke fluturuar sferën mbi traversë. (VIDEO)

40’ Moment i rrezikshëm para portës së Egnatias, ku pas një harkimi nga e djathta Platika gjuan me kokë por gjen përgjigjen e Dajsinanit. (VIDEO)

35’ GOOOL EGNATIA! Vjen edhe goli i barazimit, pas një kombinimi mes Haime dhe Kryeziut, me këtë të fundit i cili gjen hapësirën për të gjuajtur dhe çuar shifrat në 1-1. (VIDEO)

33’ Pushkash provon me një gjuajtje nga distanca tokazi, që nuk gjen portën e Dajsinanit. (VIDEO)

29’ David ndëshkohet me të verdhë në radhët e vendasve për shkak të një faulli ndaj Haime.

28’ Presing i lartë i rrogozhinasve, Fernando fiton topin në gjysmëfushën kundërshtare dhe tenton portën nga distanca, por pa gjetur katërkëndorin.

24’ Popesku provon nga distanca, sfera shkon shumë lart mbi traversë.

22’ Bitri kërkon penallti për një rrëzim në zonë pas një goditje dënimi, por gjyqtari sinjalizon për pozicion jashtë loje të mbrojtësit. (VIDEO)

19’ Sulm i rrezikshëm i moldavëve me Popeskun i cili nga e majta nis një top në shtyllën e dytë ku për fat nuk e arrin një shok i tij i skuadrës.

16’ Gruda hyn në zonë dhe mundohet të kalojë Avram, por në fund nuk ia del as të gjuajë e as pasojë siç duhet.

13’ Pas zhvillimit të goditjes nga këndi, Fernando harkon në zonë për Sotën i cili me kokë vë në provë portën e vendasve duke e detyruar të devijonin sferën mbi traversë. (VIDEO)

12’ Jago harkon nga e majta, Bakajoko tenton të gjuajë me kokë por mbrojtja largon sferën në këndore. (VIDEO)

10’ Bakajako i shmanget mbrojtjes në të djathtën, arrin në fundore dhe jep një pasim në qendër me topin që kalon pasqyrën e portës dhe shkon jashtë, ndërsa as Gruda nuk arrin ta kthejë drejt portës. (VIDEO)

6’ Mundohet të reagojë Egnatia me një harkim nga Jago në zonë, mbrojtja vendase largon rrezikun.

1’ Gafë e pabesueshme, Egnatia pëson gol pas pak sekondash! Aleksi pason mbrapa për Dajsinanin por në fakt ia dorëzon topin Popeskut i cili e ka të thjeshtë të dërgojë topin në rrjetë. (VIDEO)

1’ Nis dueli në stadiumin e Zimbru.

FORMACIONET ZYRTARE

Petrokub – Egnatia

 Screenshot 2026-07-08 174555

PANORAMASPORT.AL