“Shpresojmë që largimet të mos kenë ndikim”, Dita tregon objektivin e Dinamos: Të paktën në play-off

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2026 | 20:05

“Shpresojmë që largimet të mos kenë ndikim”, Dita tregon objektivin e Dinamos: Të paktën në play-off

Kapiteni i Dinamos, Bruno Dita, ka komentuar sot para mediave pragndeshjen ndaj Astanës, në turin e parë të Ligës së Konferencës, duke folur edhe për largimet apo objektivat e bluve.

dita

“Normalisht që jemi optimistë, jem stërvitur shumë mirë në fazën përgatitore. Shkojmë me besim se do të kalojmë Astanën, do kalojmë në turin tjetër.

Shpresojmë të bëjmë atë ecuri që bëmë edhe vjet, të shkojmë të paktën në play-off, pse jo edhe më shumë duke kapur grupet e Ligës së Konferencës.

Lojtarët që janë larguar të them të drejtën kanë pasur shumë cilësi, shpresoj që të mos ketë ndikim te ne. Kam besim që lojtarët që kanë ardhur do të bëjnë edhe ata shumë mirë, se forca e Dinamos nuk është individi, por grupi.

Sa e rëndësishme është ndeshja e parë? Është shumë e rëndësishme”, tha Dita para mediave.

PANORAMASPORT.AL