Telashe të mëdha për Infantinon, zyrtarizohet akuza e rëndë për presidentin e FIFA-s gjatë Botërorit
Xhani Infantino nuk po kalon aspak një periudhë të qetë. Presidenti i FIFA-s është në qendër të akuzave gjatë Botërorit dhe pikërisht për këtë pritet të hetohet.

Në Parlamentin Europian kërkohet hetim. Po ashtu një organizatë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, “FairSquare”, njoftoi zyrtarisht se do i paraqesë një ankesë Komisionit të Etikës së Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Ankesa do të jetë për presidentin Xhani Infantino, të cilin e akuzojnë se ka shkelje të përsëritura të parimit të neutralitetit politik. Vetë “FairSquare” argumenton se Infantino si anëtar i IOC është i detyruar nga Karta Olimpike që të veprojë në mënyrë të pavarur.
Tronditja e madhe për botën e futbollit erdhi nga rasti i Folarin Balogun. Këtij të fundit iu hoq kartoni i kuq gjatë Botërorit me SHBA-në, për të luajtur kundër Belgjikës.
PANORAMASPORT.AL













