Përforcime për kryeqytetasit, prezantojnë sulmuesin e Partizanit dhe talentin e vitit 2025

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2026 | 19:44

Përforcime për kryeqytetasit, prezantojnë sulmuesin e Partizanit dhe talentin e vitit 2025

Dinamo ka zyrtarizuar dy huazimet për Europën. Bëhet fjalë për David Fadairon siç “Panorama Sport” kishte raportuar ekskluzivisht, por edhe Fabjan Përndrecën.

dinamo

Marrëveshja për Fadairon u arrit me Partizanin. Ndërkohë Përndreca, që është edhe talenti i vitit 2025 për për futbollin shqiptar, u huazua nga Bylisi.

Dinamo e Ilir Dajës do të përballet me Astanën. Takimi i parë është rezervuar nesër, prej orës 21:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

NJOFTIMI I DINAMOS:

“FC Dinamo njofton se Fabjan Përndreca dhe David Fadairo janë përforcimet e skuadrës tonë për ndeshjet europiane.

Dy lojtarët vijnë në formë huazimi përkatësisht nga Bylisi dhe Partizani, duke fuqizuar ekipin në mbrojtje dhe në sulm. Besojmë se ata do të rritin kualitetin e grupit në këto sfida europiane. Suksese me fanellën blu!”

Screenshot 2026-07-08 194308 Screenshot 2026-07-08 194318

PANORAMASPORT.AL