LIVE PETROKUB-EGNATIA/ Shpërthen festa e rrogozhinasve, vjen goli i merituar i barazimit me Kryeziun (VIDEO)
Egnatia do të nisë sot rrugëtimin në Ligën e Kampioneve, pikërisht prej orës 19:00 në “Stadionul Zimbru” të Moldavisë. Përballë do të jetë pikërisht Petrokub.

Rrogozhinasit do tentojnë që për herë të parë të kalojnë një tur në Champions. Më pas do të shtrohej rruga
Përballë janë kampionët e Moldavisë që befasuan Sherif Tiraspol. Nevil Dede ka ndarë mendje për rreshtimin e titullarëve, që do të jetë me skemëm 3-5-2.
Rikthim i rëndësishëm është portieri Dajsinani, i cili edhe pse nuk luajti titullar në fazën përgatitore është preferuar nga minuta e parë. Sa i përket debutuesve bien në sy Bitri dhe Jago.
LIVE PETROKUB-EGNATIA 1-1
1′ Popesku / 35′ Kryeziu
NGJARJET KRYESORE
40’ Moment i rrezikshëm para portës së Egnatias, ku pas një harkimi nga e djathta Platika gjuan me kokë por gjen përgjigjen e Dajsinanit. (VIDEO)
35’ GOOOL EGNATIA! Vjen edhe goli i barazimit, pas një kombinimi mes Haime dhe Kryeziut, me këtë të fundit i cili gjen hapësirën për të gjuajtur dhe çuar shifrat në 1-1. (VIDEO)
33’ Pushkash provon me një gjuajtje nga distanca tokazi, që nuk gjen portën e Dajsinanit. (VIDEO)
29’ David ndëshkohet me të verdhë në radhët e vendasve për shkak të një faulli ndaj Haime.
28’ Presing i lartë i rrogozhinasve, Fernando fiton topin në gjysmëfushën kundërshtare dhe tenton portën nga distanca, por pa gjetur katërkëndorin.
24’ Popesku provon nga distanca, sfera shkon shumë lart mbi traversë.
22’ Bitri kërkon penallti për një rrëzim në zonë pas një goditje dënimi, por gjyqtari sinjalizon për pozicion jashtë loje të mbrojtësit. (VIDEO)
19’ Sulm i rrezikshëm i moldavëve me Popeskun i cili nga e majta nis një top në shtyllën e dytë ku për fat nuk e arrin një shok i tij i skuadrës.
16’ Gruda hyn në zonë dhe mundohet të kalojë Avram, por në fund nuk ia del as të gjuajë e as pasojë siç duhet.
13’ Pas zhvillimit të goditjes nga këndi, Fernando harkon në zonë për Sotën i cili me kokë vë në provë portën e vendasve duke e detyruar të devijonin sferën mbi traversë. (VIDEO)
12’ Jago harkon nga e majta, Bakajoko tenton të gjuajë me kokë por mbrojtja largon sferën në këndore. (VIDEO)
10’ Bakajako i shmanget mbrojtjes në të djathtën, arrin në fundore dhe jep një pasim në qendër me topin që kalon pasqyrën e portës dhe shkon jashtë, ndërsa as Gruda nuk arrin ta kthejë drejt portës. (VIDEO)
6’ Mundohet të reagojë Egnatia me një harkim nga Jago në zonë, mbrojtja vendase largon rrezikun.
1’ Gafë e pabesueshme, Egnatia pëson gol pas pak sekondash! Aleksi pason mbrapa për Dajsinanin por në fakt ia dorëzon topin Popeskut i cili e ka të thjeshtë të dërgojë topin në rrjetë. (VIDEO)
1’ Nis dueli në stadiumin e Zimbru.
FORMACIONET ZYRTARE
Petrokub – Egnatia

PANORAMASPORT.AL













