Ndryshim në listën e Dinamos në UEFA për ndeshjen e sotme, bluve u shtohet një kampion
Dinamo do të zbresë sot në fushë në orën 21:00, në ndeshjen e parë të Ligës së Konferencës ku do të përballet me Astanën.

Ndërkohë është publikuar edhe lista me lojtarët e gatshëm që do të jenë sot në “Elbasan Arena”.
Blutë kanë përfshirë në listë mesfushorin që u shpall kampion me Egnatian, Flamur Ruçin. Ai u prezantua dje te kryeqytetasit për të qenë një përforcim për Europën. 24-vjeçari pritet të rrisë kualitetin brenda grupit të Dinamos
LISTA E PLOTË
PORTIERË
Edmir Sali, Aldo Teqja, Tomas Kiri
MBROJTËS
Usni Ismaili, Erjon Hoxhallari, Fabjan Përndreca, Naser Aliji, Lorran
MESFUSHORË
Eridon Qardaku, Malomo Ajodeji, Klevi Qefalia, Bruno Dita, Isi Manellari, Flamur Ruçi
SULMUES
Lorenco Vila, Ruben Riçards, Dejvi Metaj, Florenc Ferruku, Hekuran Berisha, David Fadairo, Mustafa Koma, Brajt Xhejms
PANORAMASPORT.AL













