LAJMI I FUNDIT/ FIFA hapi merkaton e Vllaznisë, UEFA ndryshon listën e shkodranëve për ndeshjen e sotme
Vllaznia do të presë në orën 20:00 Malishevën në ndeshjen e parë, të vlefshme për Ligën e Konferencës.

Pasi FIFA i hapi merkaton shkodranëve, ata kanë bërë ndryshime për listën.
Kuqeblutë kishin vetëm 12 futbollistë të gatshëm në listën A dhe për të plotësuar protokollin, UEFA ka regjistruar lojtarët nga lista B. Bëhet fjalë për Ndoj, Uldedaj, Kthupi, Hajdari, Sokol Uldedaj dhe Halili
LISTA E PLOTË
PORTIERË
Leon Pohls, Aron Jukaj, Rezart Bunjaj, Alevio Ndoj
MBROJTËS
Erdenis Gurishta, Gledjan Pusi, Jasmin Çelikoviç, Simon Uldedaj
MESFUSHORË
Kristian Dros, Sherif Kallaku, Edon Murataj, Herald Marku, Klinti Qato, Amer Kthupi, Ensar Tafili, Xhoel Hajdari
SULMUES
Bekim Balaj, Aris Ara, Geralb Kubazi, Sokol Uldedaj, Klajti Halili
PANORAMASPORT.AL













