Moviola e Petrokub-Egnatia/ VAR ndërhyn te kartoni i kuq, gabim i madh i kapitenit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2026 | 9:16

Moviola e Petrokub-Egnatia/ VAR ndërhyn te kartoni i kuq, gabim i madh i kapitenit (VIDEO)

Ndeshja Petrokub-Egnatia u shoqërua me disa momente të diskutueshme, ku gjykimi dhe ndërhyrja e VAR-it patën ndikim të drejtpërdrejtë në rrjedhën e lojës. Nga një penallti e pretenduar nga Bitri, te kartoni i kuq i kapitenit të Egnatias, e deri te një vendim i diskutueshëm në minutat e fundit, këto ishin episodet kryesore të arbitrimit.

gf;

Minuta e 22-të: Bitri kërkon penallti për një rrëzim në zonë pas një goditje dënimi, por gjyqtari sinjalizon për pozicion jashtë loje të mbrojtësit. Vendim i drejtë. (VIDEO)

Minutat 45’+1’- 45’+3’: Karton i kuq për Aleksin! Mesfushori ndëshkohet me një karton të verdhë pas një ndërhyrje në mesfushë, por më pas gjyqtari ftohet nga VAR dhe pasi sheh pamjet i tregon të kuqin kapitenit të Egnatias. Vendim i drejtë. Aleksi gabon në ndërhyrjen e tij. (VIDEO)

Minuta e 87-të: Xhou bën faull ndaj Fernando, por gjyqtari nuk i tregon të verdhin e dytë. Ai i shfaq të verdhin Lukilit për protesta. Gabim gjyqtari, i cili nuk barazon numrat në fushë dhe gabim i Lukilit që proteston.  (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL