Mesazhi për Nejmarin dhe rruga drejt rikthimit, legjenda Kafu: Brazili, cikli për Kupën e Botës 2030 nis që sot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2026 | 10:30

Mesazhi për Nejmarin dhe rruga drejt rikthimit, legjenda Kafu: Brazili, cikli për Kupën e Botës 2030 nis që sot

Legjenda e futbollit brazilian, Kafu, ka reaguar pas eliminimit zhgënjyes të Brazilit nga Kupa e Botës 2026, duke bërë thirrje që Federata Braziliane të nisë menjëherë punën për Botërorin 2030.kafu

“Seleçao” u eliminua në fazën e 1/8-ve të finales nga Norvegjia, në një nga surprizat më të mëdha të turneut, rezultat që shkaktoi zemërim dhe zhgënjim të madh në Brazil. Megjithatë, Kafu, i cili zhvilloi 142 ndeshje me kombëtaren dhe fitoi Kupën e Botës në vitet 1994 dhe 2002, kërkon qetësi dhe besim te projekti i ri.

“Botërori 2030 fillon që sot”

“Fatkeqësisht, rezultati nuk ishte ai që prisnim në këtë Kupë Bote”, deklaroi Kafu për “Daily Mail” gjatë një eventi në Nju Jork, më pak se 24 orë pas eliminimit të Brazilit. “Brazili është gjithmonë një kombëtare shumë e respektuar. Ne kemi qenë kampionë bote, por në këtë Botëror nuk ishim në nivelin e duhur. Ky është një fakt. Kombëtarja braziliane performoi më dobët nga sa shpresonim. Por unë gjithmonë them se çdo cikël ka një fi llim dhe një fund. Cikli i kombëtares braziliane për Botërorin 2030 fi llon pikërisht tani”. Sipas ish-kapitenit legjendar, nuk duhet të merren vendime të nxituara pas një dështimi. “Duhet të analizojmë çfarë funksionoi në këtë Botëror dhe të korrigjojmë gabimet. Nuk mund të hedhësh poshtë katër vite pune vetëm për shkak të një rezultati të keq”.

Lamtumira e Nejmarit

Ndeshja ndaj Norvegjisë shënoi edhe fundin e karrierës ndërkombëtare të Nejmarit, i cili ishte rikthyer në mënyrë surprizë në listën e Brazilit për Botërorin. Sulmuesi i Santosit renditet i dyti për numrin e paraqitjeve me Brazilin, menjëherë pas Kafus, ndërsa me 80 gola është golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares. Kafu foli me shumë respekt për ish-bashkëlojtarin e brezit të ri. “Idhujt e mëdhenj dhe yjet e sportit vjen një ditë që tërhiqen. Bijtë bëhen baballarë, baballarët bëhen gjyshër dhe brezat vazhdojnë të ndërrohen. Nejmari lë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në futboll. Ai largohet si një lojtar i madh dhe sigurisht që do të na mungojë”.

Besimi te brezi i ri

Tashmë vëmendja është zhvendosur te Botërori 2030, ku Brazili do t’i besojë ëndrrën e tij një brezi të ri, me Vinicius Zhunior që pritet të marrë rolin e liderit në turneun që do të zhvillohet në Marok, Spanjë dhe Portugali. Megjithatë, Kafu nuk pranon krahasimet mes brezave të ndryshëm të futbollit brazilian. “Nuk mund të krahasosh brezat. Unë nuk mund ta krahasoj brezin tim me atë të viteve ‘70, as ai i viteve ‘70 me vitet ‘80, apo vitet ‘80 me vitet ‘90. Secili brez kishte fi tuesit e vet dhe futbollistë që shkruan historinë. Brezi ynë bëri histori duke luajtur në tre fi nale radhazi të Kupës së Botës dhe shpresoj që edhe brezi i vitit 2030 të ketë të njëjtin ndikim në historinë e futbollit.

PANORAMASPORT.AL