LAJMI I FUNDIT/ Ndihmë për Vllazninë për të shmangur katastrofën, UEFA i shton në listë dy afrimet e merkatos së verës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2026 | 12:39

LAJMI I FUNDIT/ Ndihmë për Vllazninë për të shmangur katastrofën, UEFA i shton në listë dy afrimet e merkatos së verës

UEFA ka bërë sërish ndryshime në listën e Vllaznisë për ndeshjen e parë kundër Malishevës në Ligën e Konferencës. Dy emrat të rinj janë shtuar dhe bëhet fjalë për Emiljano Mustën dhe Rrok Tomën. 

vllaznia martini

Dy emrat janë përfshirë në listë pasi UEFA lejon që të bëhen dy ndryshime në listën e dorëzuar në datën 3 dhe deri në ditën e ndeshjes. “Panorama Sport” ka mësuar se Vllaznia ka kërkuar që të regjistronte të gjithë lojtarët e ardhur në merkaton e verës, por duke qenë se nuk ka qenë e mundur ka zgjedhur vetëm këta dy futbollistë.

Nëse nuk do arrinte të federonte Mustën dhe Tomën, kuqeblutë do të kishin vetëm 11 lojtarë nga lista A dhe pjesa tjetër do të ishte nga lista B.

7 8

PANORAMASPORT.AL