ZYRTARE/ Vendosi rekord me Ilir Dajën, sulmuesi shqiptar transferohet në Seria A për 7,5 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2026 | 13:44

ZYRTARE/ Vendosi rekord me Ilir Dajën, sulmuesi shqiptar transferohet në Seria A për 7,5 milionë euro

Albion Rrahmani është zyrtarisht lojtar i Venecias. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është prezantuar nga klubi i Serisë A pasi u arrit marrëveshja me Spartën e Pragës për 7.5 milionë euro plus 2 milionë euro në bonuse.

r

Sezonin e kaluar, 25- vjeçari shënoi 16 gola dhe dha katër asiste në kampionat, kupë dhe Ligën e Konferencës. Ai gjithashtu ka shënuar shtatë gola në 25 paraqitje për përfaqësuesen e Kosovës

Rikujtojmë që lëvizjen e tij të parë jashtë vendit e bëri në vitin 2023, kur klubi rumun Rapid 1923 e bleu atë nga Ballkani kur trajner ishte Ilir Daja. Ai vendosi rekord transferimi te klubi kosovar dhe nga largimi i tij 2023-shin janë përfituar 1.35 milionë euro.


PANORAMASPORT.AL