Drejtori sportiv i Napolit: Nuk më pëlqyen deklaratat e De Bryjn
Drejtori sportiv i Napolit, Xhovani Manna, bëri një bilanc të situatës së skuadrës dhe merkatos, duke konfirmuar se klubi po vlerëson mundësinë për të afruar një qendërmbrojtës pas dëmtimit të Alesandro Buonxhornos, por pa nxitim. Manna përjashtoi largimin e Frenk Anguisës, duke e konsideruar atë një nga shtyllat e projektit.

“Anguisa nuk është në shitje. Për ne është një lojtar nga i cili do të rinisim dhe së bashku me të do të vendosim për të ardhmen,” deklaroi ai. Për Romelu Lukakun, drejtori sportiv u shpreh se sulmuesi është ende me pushime dhe se gjendja e tij do të vlerësohet pas rikthimit, ndërsa për Vania Milinkoviç-Saviç theksoi se vendimi i takon trajnerit: “Për Milinkoviçin do të shohim çfarë vlerësimesh do të bëjë Alegri.”
Deklarata më e fortë ishte ajo për Kevin De Bryjnen. Manna pranoi se nuk ishte dakord me fjalët e mesfushorit belg, por theksoi se ai mbetet pjesë e projektit të Napolit. “Personalisht, nuk më kanë pëlqyer deklaratat e tij, por ai është pjesë e projektit.
Kur të vijë, do të vihet në dispozicion të skuadrës dhe trajnerit,” u shpreh drejtori sportiv. Në fund, Mana nënvizoi se Napoli nuk do të bëjë blerje vetëm për të plotësuar organikën, por do të afrojë vetëm futbollistë që rrisin cilësinë e skuadrës. “Nuk ka kuptim të marrim lojtarë vetëm për të plotësuar grupin. Duhet të afrojmë futbollistë që rrisin vlerën e skuadrës,” përfundoi ai.
PANORAMASPORT.AL













