Kapitenit i rritet paga te Junajtid, nuk i tradhton “Djajtë” këtë verë
Edhe pse ka shumë “sirena milionëshe”, sidomos nga Arabia Saudite, Bruno Fernandes ka vendosur të vazhdojë karrierën te Mançesteri. Dhe pritet ta konfirmojë publikisht vendimin e tij gjatë këtyre ditëve të fund-korrikut, sipas raportimit të bërë nga “Daily Express”.

Mësohet se negociatat mes përfaqësuesve të tij dhe drejtuesve të klubit për një kontratë të re dhe më të përmirësuar ende nuk kanë përfunduar, por raportohet se kapiteni i Junajtid, nuk po e konsideron më largimin nga “Old Trafford”. Vendimi i Fernandes është ndikuar nga disa faktorë, përfshirë ardhjen e Kerrik, rikthimin e klubit në Ligën e Kampionëve dhe planet ambicioze të Junantjtid sa i takon sezonit të ardhshëm.
Kështu pritet që mesfushori portugez, i cili është aktualisht në vitin e fundit të kontratës së tij – me një opsion për zgjatje edhe për një sezon tjetër – të bëjë zgjedhjen për të mos e tradhtuar klubin nga Mançesteri. Për më tepër thuhet se një marrëveshje e re, e përmirësuar financiarisht, mund ta bëjë atë lojtarin më të paguar të klubit, me një pagë të raportuar rreth 469 mijë euro në javë.
Bruno mund të thuhet se ka vendosur dy rekorde të jashtëzakonshme deri tani: një record, prej 120 rastesh goli të krijuara në një sezon të vetëm në Premier Ligë; kurse tjetri ka të bëjë me një arritje historike prej 21 asistesh. Ai gjithashtu ka regjistruar shifrën e 100 pasimeve përfundimtare klubin, duke hyrë në historinë e futbollit anglez.
PANORAMASPORT.AL













