ZYRTARE/ Emërohet drejtor sportiv, vjen prezantimi i ish-sulmuesit që ka në zemër Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2026 | 18:16

ZYRTARE/ Emërohet drejtor sportiv, vjen prezantimi i ish-sulmuesit që ka në zemër Partizanin

Julian Malo është prezantuar si drejtori sportiv i Gramshit në Kategorinë e Dytë.

Screenshot 2026-07-24 181226

Malo kujtohet me nostalgji nga tifozët e Partizanit, duke qenë se kontribui për rikthimin në Superiore në vitin 2013. Po ashtu edhe ka deklaruar se Partizani është klubi i zemrës.

Gjatë kësaj kohe Gramshi është përforcuar me Jasmin Raboshtën, Rei Zaimin dhe Fadil Metën.

Njoftimi i Gramshit:

“KF Gramshi ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e Drejtorit të ri Sportiv të klubit. Julian Malo, ish futbollist i talentuar dhe golashënues i spikatur në Superligë me ekipe elitë si Partizani, Teuta, Laçi, Kukësi, Kamza dhe Burreli, nis sot me KF Gramshi një eksperiencë të re si drejtues sportiv.  Julian Malo një vlerë e shtuar në strukturën drejtuese të klubit”.

PANORAMASPORT.AL