Telashe për Barcelonën, lideri mund të mungojë 4 muaj
Barcelona ka konfirmuar në një deklaratë se mesfushori Frenki de Jong ka pësuar një këputje të ligamentit lateral medial të gjurit të djathtë dhe do të vazhdojë trajtimin konservator në javët në vijim në pritje të evolucionit të tij.

Për momentin, ai nuk do t’i nënshtrohet operacionit. Barça nuk ka specifikuar kohën e rikuperimit të De Jong, i cili do të vazhdojë të jetë nën trajtim dhe monitorim nga shërbimet mjekësore të klubit.
Megjithëse nuk ka detajuar afatet, dëmtimi i holandezit është një pengesë e madhe për Barçën në fillim të sezonit. Në rast se duhet të operohet, gjëja e zakonshme në këtë lloj dëmtimi është që ai duhet të qëndrojë larg fushës për të paktën katër muaj. Duhet mbajtur mend se De Jong luajti me shqetësime në gju gjatë Kupës së Botës dhe përfundoi i dëmtuar.
PANORAMASPORT.AL













