ZYRTARE/ Egnatia dhe Dinamo nuk ia dolën të fitonin, Shqipëria i lë vendin Bjellorusisë (FOTO)
Egnatia dhe Dinamo barazuan respektivisht ndaj Çeljes në Champions dhe Aluminij në Ligën e Konferencës. Sfidat e para të vlefshme për turin e dytë, kanë bërë që Shqipëria të humbasë një vend në klasifiikimin e UEFA-s sa i përket kampionatit.

Shqipëria tashmë mban vendin e 44-të. Mbi kampionatin tonë është vendosur pikërisht Bjellorusia.
Megjithatë, Shqipëria mund ta kalojë sërish Bjellorusinë për shkak se pikët janë njësoj. Duhet thënë se vendi i 51-të është ai që do hiqte një vend nga pjesëmarrja në Europë. Luksemburgu, Gjeorgjia, Montenegro, Uellsi dhe San Marino janë aktualisht pjesë e grupit të zonës së ftohtë.
Shënim: Për të llogaritur pikët e koeficientit kombëtar, vlerësohet me 1 pikë fitorja dhe me 0,5 pikë barazimi. Më pas pikët e fituara në çdo javë nga ekipet, përpjesëtohen me numrin e skuadrave pjesëmarrëse në kompeticione nga vendi në fjalë. Kjo është arsyeja pse Shqipëria ka humbur një vend në klasifikimin e UEFA-s.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













