UEFA e cakton për Egnatian, sfida e Champions i besohet gjyqtarit që e njeh mirë Shqipërinë
Joey Kooij do të gjykojë Çelje-Egnatia në Ligën e Kampioneve. 34-vjeçarit nga Holanda i besohet ndeshja e kthimit në turin e dytë, që do të luhet në “Stadion Celje” më 28 korrik prej orës 20:15.

E gjithë trupa e gjykimit është me holandezë. Gjyqtari i FIFA-s do të ketë Dyon Fikkert dhe Murat Kuçukerbir si asistentë. Gjyqtar i katërt ndërkohë është Robin Hensgens.
Sa i përket VAR-it i është besuar Jeroen Manschot. Në AVAR ndërkohë do të ndodhet Riçard Martnes.
Kryesori Joey Kooij e njeh Shqipërinë si vend. Kjo pasi në vitin 2025 mori pjesë në Europianin U-17, ndërsa në finalen Francë-Portugali(0-3) ishte gjyqtar i katërt. Sa i përket gjysmëfinales që Portugalia fitoi me penallti ndaj Italisë, gjyqtari holandez ishte kryesori i sfidës.
Gjyqtar: Joey Kooij
Asistent i parë: Dyon Fikkert
Asistent i dytë: Murat Kuçukerbir
Gjyqtar i katërt: Robin Hensgens
VAR: Jeroen Manschot
AVAR: Richard Martens
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













