Empoli gati ta shesë, Shpendi refuzon largimin dhe prish marrëveshjen e klubeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2026 | 19:25

Empoli gati ta shesë, Shpendi refuzon largimin dhe prish marrëveshjen e klubeve

E ardhmja e Stiven Shpendit mbetet një nga temat më të diskutuara të merkatos verore në Itali. Sulmuesi i Empolit vazhdon të jetë në qendër të interesimit të disa klubeve, ndërsa Padova ka bërë hapa konkretë për të siguruar shërbimet e tij, edhe pse transferimi ende nuk është finalizuar.

stiven shpendi

Sipas raportimeve të disa mediave italiane, Padova dhe Empoli kanë arritur një marrëveshje paraprake për kartonin e sulmuesit shqiptar. Burime pranë klubit toskan, të cituara nga mediat, konfi rmojnë se mes dy shoqërive klubeve një dakordësi për parametrat ekonomikë të operacionit, me vlerën e transferimit që llogaritet rreth 4,5 milionë euro.

REFUZIMI I SHPENDIT- Megjithatë, pavarësisht progresit në bisedimet mes klubeve, pengesa kryesore mbetet vetë lojtari. Deri në këtë moment, Shpendi nuk ka dhënë miratimin për transferimin në Padova, çka ka bërë që operacioni të mbetet pezull. Sipas raportimeve, arsyeja lidhet me dëshirën e sulmuesit për të vazhduar karrierën në Serie A. Shpendi është në pritje të zhvillimeve nga klubet e elitës italiane dhe shpreson të marrë një ofertë konkrete, me Kaljarin dhe Frosinonen që përmenden si dy skuadrat që po ndjekin situatën e tij.

Në të njëjtën kohë, mediat italiane raportojnë se Padova i ka paraqitur lojtarit një ofertë të rëndësishme fi nanciare për ta bindur të pranojë projektin e klubit. Megjithatë, deri tani kjo nuk ka rezultuar e mjaftueshme për të ndryshuar qëndrimin e futbollistit. Një tjetër aspekt që po ndikon në negociata është edhe çështja ekonomike. Sipas PadovaSport, kërkesa për pagë e paraqitur nga përfaqësuesit e Shpendit konsiderohet shumë e lartë krahasuar me standardet aktuale të klubit.

Madje, sipas të njëjtit burim, shifrat e kërkuara do ta bënin sulmuesin një nga lojtarët më të paguar të skuadrës, faktor që po e komplikon më tej arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Interesimi i Padovës për Shpendin nuk është i rastësishëm. Klubi venecian është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ri dhe drejtori sportiv Masimo Mirabelli po punon për t’i siguruar trajnerit Antonio Kalabro një përforcim në repartin ofensiv.

Fillimisht, objektivi kryesor ishte Valid Kedira, futbollist në pronësi të Napolit, por vështirësitë e këtij operacioni dhe konkurrenca e Hellas Veronës kanë bërë që emri i Shpendit të rikthehet fuqishëm në krye të listës. Nga ana tjetër, disa media italiane japin një version disi të ndryshëm të situatës, duke raportuar se Kedira mbetet prioriteti i Padovës dhe Shpendi përfaqëson alternativën kryesore në rast se negociatat për sulmuesin maroken nuk përfundojnë me sukses. Pavarësisht këtyre interpretimeve, të gjitha raportimet bien dakord se emri i 22-vjeçarit shqiptar vazhdon të jetë ndër objektivat më seriozë të klubit.

Në ditët e fundit, disa media kanë bërë të ditur se dialogu mes Padovës dhe Empolit mbetet i hapur dhe kontaktet vazhdojnë, ndërsa të dy klubet kërkojnë të gjejnë formulën për të mbyllur operacionin Megjithatë, vendimi përfundimtar pritet të varet nga zgjedhja e vetë Shpendit, i cili vazhdon të presë zhvillimet në Serie A para se të marrë një vendim për të ardhmen e tij. Për momentin, situata mbetet e hapur. Padova ka siguruar dakordësinë me Empolin dhe është gati të investojë një shumë të konsiderueshme për kartonin e sulmuesit, por transferimi nuk mund të fi nalizohet pa miratimin e lojtarit. Ndërkohë, Shpendi vijon të mbajë të hapur mundësinë për të qëndruar në elitën e futbollit italian, duke pritur nëse Kaljari, Frosinone apo ndonjë klub tjetër i Serie A do të konkretizojë interesimin me një ofertë zyrtare. Sakaq, sulmuesi është gjithashtu një nga lojtarët që pret një ftesë nga trajneri Maran për ndeshjet e muajit shtator, ku Shqipëria do të luajë në Ligën e Kombeve.

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL