Rikthehet pas një viti në Elbasani, UEFA i beson gjykimin e ndeshjes së Dinamos në Europë
Kamal Umudlu do të gjykojë sfidën e kthimit të Dinamos me Aluminij, pikërisht në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Ky takim do të luhet më 30 korrik, prej orës 21:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Të gjithë gjyqtarët do të jenë nga Azerbajxhani, ndërsa kujtojmë se sfida e parë u mbyll me barazim 1 me 1. Si asistent i parë në Elbasan është caktuar Namik Husejnov, ndërsa asistent i dytë Vusal Mamadov. Ndërkohë Ingilab Mamadov do të jetë gjyqtar i katërt.
Umudlu është 31 vjeç ndërsa gëzon stemën e FIFA-s. Në majin e vitit të kaluar drejtoi Shqipërinë me Gjermaninë në Europianin e 17-vjeçarëve.
Një sfidë e cila u fitua nga gjermanët me rezultatin 0-4 në stadiumin “Elbasan Arena”. Ky ishte edhe takimi i fundit për Shqipërinë U-17, që e mbylli grupin me 12 gola të pësuar dhe asnjë të shënuar.
Gjyqtar kryesor: Kamal Umudlu
Asistent i parë: Namik Huseynov
Asistent i dytë: Vusal Mamadov
Gjyqtar i katërt: Ingilab Mamadov
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













