ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, tjetër afrim për Tiranën e Klafuriç
Një tjetër lajm ekskluziv i “Panorama Sport” është konfirmuar. Këtë herë bëhet fjalë për Hugo Fresneda, për të cilin gazeta njoftoi më 17 korrik që do t’i bashkohet Tiranës.

Mbrojtësi i majtë ishte pjesë e Juvenil A të Majorkës, që është ndryshe ekipi U-19 i këtyre të fundit. Për 18-vjeçarin u shkruajt një artikull mjaft pozitiv në Spanjë këtë vit.
U tha se kontrata e tij përfundon në vitin 2027, ndërsa klubet e La Liga ishin interesuar. Një ofertë e refuzuar ndërkohë ishte që t’i bashkohej moshave të Seviljas. Në akademinë e Majorkës ndërkohë kontribuonte prej vitesh.
NJOFTIMI I TIRANËS
“Hugo Fresneda Hidalgo është bardheblu. KF Tirana ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mbrojtësit spanjoll Hugo Fresneda Hidalgo, i cili i bashkohet klubit për sezonin 2026/27.
18-vjeçari vjen nga akademia e RCD Mallorca, ku është zhvilluar futbollistikisht, përpara se të nisë aventurën e tij të parë jashtë Spanjës me fanellën bardheblu. Mirë se erdhe në KF Tirana, Hugo! Të urojmë suksese!”
EKSKLUZIVE/ Goditje e Tiranës, transferon futbollistin e Majorkës që u kërkua nga klubet e La Liga
PANORAMASPORT.AL













