EKSKLUZIVE/ Goditje e Tiranës, transferon futbollistin e Majorkës që u kërkua nga klubet e La Liga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2026 | 18:09

EKSKLUZIVE/ Goditje e Tiranës, transferon futbollistin e Majorkës që u kërkua nga klubet e La Liga

Hugo Fresneda është lojtari më i ri i Tiranës. “Panorama Sport” mëson se marrëveshja është arritur për të transferuar mbrojtësin e majtë. Fresneda ishte pjesë e Juvenil A të Majorkës, që është ndryshe ekipi U-19 i këtyre të fundit.

Screenshot 2026-07-17 180506

Për 18-vjeçarin u shkruajt një artikull mjaft pozitiv në Spanjë këtë vit. U tha se kontrata e tij përfundon në vitin 2027, ndërsa klubet e La Liga ishin interesuar.

Një ofertë e refuzuar ndërkohë ishte që t’i bashkohej moshave të Seviljas. Në akademinë e Majorkës ndërkohë kontribuonte prej vitesh.

Gazeta mëson po ashtu se Tirana nuk do të ndalet me kaq. Një tjetër afrim do t’i bashkohet ekipit gjatë këtyre ditëve.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL